Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për pedofilin që ngacmoi një të mitur

Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për pedofilin që ngacmoi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat ka kërkuar dënimin me 6 vite burg për një shtetas të akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri. Ngjarja ka ndodhur më 25 nëntor 2024, kur viktima, një djalë i mitur, bëri kallëzim në polici pas një tentative të përsëritur për ta tërhequr me forcë dhe për t'i kërkuar marrëdhënie intime.

Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, i mituri ka pësuar dëmtime fizike të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës. Ai ka arritur të shpëtojë pasi ka njoftuar babain e tij nëpërmjet telefonit, i cili ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se autori, i identifikuar si R.O., ka përdorur gjuhë të pahijshme dhe poshtëruese gjatë tentativës për ta detyruar të miturin në veprime seksuale. Në dëshminë e tij, viktima ka pohuar se kishte vënë re se po ndiqej dhe është përpjekur të largohet, por është ndalur me forcë.

Prokuroria ka deklaruar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vërtetuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale të “Ngacmimit seksual” ndaj të miturit, e parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, rezulton se i pandehuri është një person me precedent penal, i dënuar më herët për të njëjtën vepër.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, organi i akuzës kërkon deklarimin fajtor të R.O. dhe dënimin e tij me 6 vite burgim.

Të fundit