Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Durrësit konfiskon pasuritë e italianit, kërkon 6 vite burg

Prokuroria e Durrësit konfiskon pasuritë e italianit, kërkon 6

Prokuroria Durrës i ka konfiskuar pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian F.M., për veprën penale “Pastrimi i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale”.

Gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri F.M., e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Shtetasi italian F.M., me vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Salerno, Itali, është deklaruar fajtor dhe dënuar përfundimisht me 12 vjet e 6 muaj burgim.

Prokuroria ka kryer një ekspertim ekonomik. I pandehuri F. M., në vite ka filluar të blejë pasuri të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë. Shuma e investimeve në total e të pandehurit F. M., në shtetin shqiptar, sipas Aktit të Ekspertimit Ekonomik të kryer gjatë gjykimit rezulton të jetë 217.709 euro.

I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme.

Nisur nga sa më lart rezulton se i pandehuri F. M ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 germa ”d” i K.Penal, d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Sa më sipër, bazuar në nenin 378/1 të K. Pr. Penale, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm ka kërkuar:

• Deklarimin fajtor të pandehurit F.M për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga neni 287/1 germa ”d” të K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

• Në aplikim të nenit 36 të K. Penale konfiskimin e pasurive si më poshtë:

1. Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;

2. Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);

3. Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;

4. Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;

5. Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;

6. Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

7. Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;

8. Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;

9. Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;

10. Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;

11. Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;

12. Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;

13. Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.

14. Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.

Të fundit