Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Durrësit zbardh skandalin e “Kurum”: Tentuan të fshehin dhe eksportojnë mbetjet në kundërshtim me ligjin

Prokuroria e Durrësit zbardh skandalin e “Kurum”: Tentuan

Prokuroria e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar duke zbardhur shkeljet dhe akuzat ndaj 33 shtetasve dhe përfaqësuesve të subjekteve private dhe institucioneve shtetërore ndaj të cilëve, të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të Kurum.

Çështja nisi pas një sinjalizimi të OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit), e cila më 25 korrik 2024 njoftoi autoritetet shqiptare për një ngarkesë të dyshuar me mbetje që po transportohej nga Shqipëria drejt Tajlandës. Pas verifikimeve të përbashkëta me Doganat Shqiptare, u konstatua se subjekti “Sokolaj” sh.p.k. kishte eksportuar rreth 2.8 milionë kilogramë mbetje, të ngarkuara në 102 kontenierë.

Ngarkesa u refuzua nga autoritetet tajlandeze dhe u kthye në Portin e Durrësit më 28 tetor 2024. Kontenierët u sekuestruan dhe u vendosën në Porto Romano, ndërsa testet për radioaktivitet rezultuan negative.

Sipas Prokurorisë, mbetjet paraqesin rrezik serioz për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, për shkak të toksicitetit dhe ekotoksicitetit, veçanërisht për ekosistemet ujore, dhe duhej t’i nënshtroheshin trajtimit të specializuar përpara depozitimit.

Nga hetimet rezulton se Kurum International sh.a., në bashkëpunim me subjekte të tjera private dhe funksionarë publikë, ka tentuar të fshehë natyrën reale të mbetjeve dhe t’i eksportojë ose tregtojë ato në kundërshtim me ligjin shqiptar dhe konventat ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Bazelit.

Në total, Prokuroria ka kërkuar 33 masa sigurie, nga të cilat janë ekzekutuar 20 masa sigurie, ndërsa vijon puna për kapjen e 13 personave të tjerë.

Masat e sigurisë:

1. E.D, shtetas turk, administrator i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumenteve” në dy raste, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

2. Y.S.K., shtetas turk, përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

3. M.I., me detyrë drejtor transporti i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Transporti i mbetjeve”;

4. R.B., me detyrë drejtor mjedisi i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

5. H.S, shtetas turk, drejtor prodhimi çeliku i shoqërisë Kurum International sh.a. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për vepren penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

6. A.Sh., përfaqësues me prokurorë i administratorit të shoqërisë Kurum International sh.a dhe drejtor finance me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

7. Sh.H, drejtor i shitjeve i shoqërisë Kurum International sh.a., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;. Ekzekutuar

8. M.Z., kontabiliste e shoqërisë Kurum International sh.a., me masë së sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”; Ekzekutuar

9. Gj.S., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;

10. D.S, përfaqësues i shoqërisë GS Minerals d.o.o., me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
11. O.P., administratore e shoqërisë Sokolaj sh.p.k., me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të ndaluar apo të kufizuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

12. M.K, administratore e shoqërisë Alliance Resource sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, e dyshuar për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

13. N.B., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

14. A.P., administrator i shoqërisë Bajrami N sh.p.k. me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

15. P.Q, person fizik, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale
“Menaxhimi i mbetjeve”’;

16. M.H., me detyrë agjent doganor, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

17. J.K., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

18. I.L., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

19. E.V., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

20. H.L., me detyrë përgjegjësi i turni pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

21. Sh.J., me detyrë doganier pranë Degës së Doganës Durrës, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”; Ekzekutuar

22. F.Ç. përfaqësues i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

23. I.H., shtetas gjerman, administrator i shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”;

24. G.S., këshilltar pranë shoqërisë EMS APO, me masë sigurimi “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”; Ekzekutuar

25. A.D., me detyrë drejtoreshë e përgjithshme e AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në tre raste; Ekzekutuar

26. M.P., me detyrë Drejore e Drejtorisë së lejeve mjedisore dhe vnm-ve pranë AKM-së, me me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste; Ekzekutuar

27. D.S., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Inspektim Kontrollit pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në tre raste parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

28. K.S., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimeve të lejeve mjedisore dhe VNM pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Ekzekutuar

29. B.T., me detyrë përgjegjëse e Sektorit të lejeve mjedisore pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

30. E.M.,, me detyrë përgjegjëse e Sektorit të monitorimit të lejeve mjedisore dhe VNM, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

31. K.A., me detyrë përgjegjës i Sektorit të Inspektimit Mjedisor pranë AKM-së, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

32. I.M., me detyrë specialiste mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, e dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Ekzekutuar

33. Xh.G., me detyrë specialist mjedisi pranë Autoritetit Portual Durrës, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Të fundit