Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës heton shërbimet postare, sekuestrohen 13 milionë lekë për shitje pa fatura

Prokuroria e Tiranës heton shërbimet postare, sekuestrohen 13

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj disa subjekteve që ofrojnë shërbime postare në kryeqytet, në kuadër të dyshimeve për evazion fiskal dhe shitje mallrash pa fatura tatimore.

Pas autorizimit nga gjykata dhe me kërkesë të organit procedues, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte postare, ku janë konstatuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor. Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar rreth 13 milionë lekë, sasi të konsiderueshme mallrash të marra në dorëzim pa fatura, si dhe dokumentacion shoqërues.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, provat e sekuestruara tregojnë indicie të qarta të paligjshmërisë në drejtim të evazionit fiskal, si dhe shuma parash që dyshohet se rrjedhin nga aktivitet i kundërligjshëm.

Hetimet janë në vijim dhe po fokusohen në identifikimin e shitësve realë, si dhe në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme, me qëllim ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Prokuroria bën me dije se do të vijojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të skemës dhe për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë.

Të fundit