Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e 2 personave, transferuan 11 mln euro nga kompani guaska jashtë vendit në Shqipëri

Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e 2 personave, transferuan 11

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit kanë transferuar 11 milionë euro në Shqipëri nga kompanitë guaska jashtë vendit.

Shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’.

Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj.

Paratë transferoheshin në Shqipëri në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.

Nga hetimi i zhvilluar dhe provat e grumbulluara dyshohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal.

Të fundit