Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muçën

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur drejtorin e IT-së në

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën, drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në policinë e shtetit.

Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Drejtori i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit, Ervin Muça akuzoeht për “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike” pasi rezulton se më datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin.

Të fundit