Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës rekurs për rikthimin e Dritan Goxhajt në qeli

Prokuroria e Tiranës rekurs për rikthimin e Dritan Goxhajt në

Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Organi i akuzës ka kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.

Shorti ka caktuar si gjyqtarë Ilir Pandën, i cili do të shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.

Në 31 korrik, Policia e Tiranës arrestoi ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj. Arrestimi i tij u bë në mënyrë të menjëhershme dhe iu komunikua në gjykatë masa e “arrestit në burg”. Ai akuzohej nga Gjykata Speciale se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe ka kryer pengim të punës së zyrtarëve dhe frikësim të dëshmitarëve. 

 

Të fundit