Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, nisin hetimet për pastrim parash

Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim Eno Agasin, nisin hetimet

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i afërm i Ergys Agasit, ndërsa ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga prokurori Bledar Valikaj.

Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për “News 24”.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se përveç urdhrit të arrestit, Prokuroria ka nisur edhe një procedim penal për veprën e pastrimit të parave.

Sipas të dhënave paraprake, Eno Agasi dyshohet se ka nxjerrë nga karantina një sasi vere me vlerë miliona euro. Pas përfundimit të inventarit, malli ishte lënë në kantinë, pasi transportimi nuk lejohej gjatë natës për shkak të procedurave doganore. Megjithatë, kur autoritetet janë rikthyer të nesërmen për ta tërhequr, sasia e verës rezultonte e zhdukur.

Të fundit