Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 4 ish-zyrtarët e Bashkisë Himarë

Prokuroria e Vlorës dërgon në gjyq 4 ish-zyrtarët e

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë shtetas, mes tyre katër ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë, të akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm” dhe “Shpërdorim detyre”.

Sipas organit të akuzës, hetimet lidhen me ndërtimet e paligjshme në zonën e njohur si “Kodra e Rrapojve” në Himarë.

Nga verifikimet ka rezultuar se të pandehurit, gjatë ushtrimit të funksioneve publike, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke cenuar interesat e shtetit dhe subjekteve të tjera.

Tre prej të pandehurve, akuzohen për “Ndërtim të paligjshëm”, ndërsa katër ish-zyrtarët e IMT-së në bashkinë Himarë, akuzohen për “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar detyrën sipas ligjit në lidhje me këto ndërtime.

M.B., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”

B.M., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”

Sh.T., i akuzuar për “Ndërtim të paligjshëm”

R.H., ish-kryeinspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”

M.N., ish-kryeinspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”

E.Z., ish-inspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”

R.K., ish-inspektor i IMT Himarë, për “Shpërdorim detyre”

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, e cila do të vendosë mbi fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve.

Të fundit