Flash News

E-TJERA

Prokuroria i çoi dosjen, KQZ mbyll procedurën pa vendim për Tom Doshin

Prokuroria i çoi dosjen, KQZ mbyll procedurën pa vendim për Tom

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve u mblodh ditën e sotme për me Tom Doshin dhe e mbylli procedurën pa vendim. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se Doshi nuk ka mandat dhe as nuk ka mundësi ta fitojë atë.

“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë. E mbyll procedurën pa vendim”, tha Ilirjan Celibashi.

Disa ditë më parë Prokuroria mbyllur verifikimin ndaj Tom Doshit dhe ia ka kaluar dosjen Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si institucionin përgjegjës. Por Doshi hoqi dorë nga mandati i deputetit një ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndërkohë, verifikimi për të kishte nisur para zgjedhjeve. Organi i Akuzës mori informacion dhe nga ambasada amerikane, pasi Doshi është shpallur "non grata" në SHBA për korrupsion.

Verifikimi nga ana e Prokurorisë nisi me kërkesë të Partisë Demokratike, e cila kërkonte që KQZ të mos pranonte kandidimin e Doshit në zgjedhje me arsyetimin se ishte "non grata".

Gjithashtu KQZ kërkoi në Prokurori hetim të thelluar për Doshin. KQZ do të vlerësojë nëse ka shkelje ose jo të ligjit të dekriminalizimit nga Tom Doshi, por gjithsesi ai tashmë është tërhequr.

 

 

Të fundit