Flash News

E-TJERA

Prokuroria kërkoi burg, Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për kreun e IMT-së, Mariglen Qato

Prokuroria kërkoi burg, Gjykata e Tiranës vendos “detyrim
Mariglen Qato

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” ndaj kreut të IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qato.

Ky i fundit ishte nën hetim nga Prokuroria për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Sipas News 24, gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar një ndërtim pa leje.

 

Të fundit