Flash News

E-TJERA

Prokuroria kërkon 25 vite burg për 14-vjeçarin që vrau me thikë Martin Canin

Prokuroria kërkon 25 vite burg për 14-vjeçarin që vrau me

Prokuroria e Tiranës ka paraqitur pretencën për 14-vjeçarin Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjes gjatë një përleshjeje mes të miturve.

Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e tij me 25 vite burg për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave.
Megjithatë, prokurorja Alma Felaj theksoi se vendimi përfundimtar i takon gjykatës, duke iu referuar nenit 97 të Kodit Penal për të mitur.

Ky nen parashikon se në raste të tilla, dënimi maksimal nuk mund të kalojë 12 vite burg. Kjo do të thotë se nëse gjykata merr parasysh moshën dhe rrethanat lehtësuese, dënimi mund të reduktohet ndjeshëm.
Në seancën e ardhshme pritet të paraqiten konkluzionet e mbrojtjes si dhe qëndrimet e palëve të dëmtuara. Kujtojmë se gjatë ngjarjes mbeti i plagosur edhe vetë Mario Përlleshaj, i cili që nga nëntori i vitit 2024 ndodhet në institucionin e të miturve në Kavajë.

Të fundit