Flash News

E-TJERA

Prokuroria kërkon burg përjetë për portugezin që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj

Prokuroria kërkon burg përjetë për portugezin  që

Prokuroria e Lezhës, ka dhënë këtë të martë pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin.

Në seancën gjyqësore e cila  zgjati rreth një orë, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën.

Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Krimi i rëndë ndodhi në vitin 2023, brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje. Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij.

Në seancat e mëparshme janë paraqitur prova, dëshmi dhe ekspertiza që, sipas Prokurorisë, faktojnë përfshirjen e të pandehurit në këtë ngjarje të rëndë.

Të fundit