Flash News

E-TJERA

Prokuroria kërkon t'i konfiskojë pasurinë, si i iku 'nga duart' policisë Gega një vit më parë

Prokuroria kërkon t'i konfiskojë pasurinë, si i iku

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot sekuestrimin e 6 pasurive të Altin Gegës, pasi dyshohet se rrjedhin nga aktivitete të jashtëligjshme si trafiku i drogës, me të cilat dyshohet se Gega është marrë në shtete të ndryshme.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se "Shtetasi Altin Gega, nga informacionet e marra në rrugë operative, e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.”

Prokuroria thekson se pasuria e vendosur nga familja Gega është e pajustifikueshme.

Altin Gega u arrestua në korrik të vitit të shkuar bashkë me disa persona të tjerë me 1.2 kilogramë kokainë në mjet. Gega bashkë me personat e tjerë shfaqën rezistencën dhe tentuan t’i shpëtojnë bluve. Asokohe policët e operacionit u morën në pyetje pasi aksioni u quajt ‘i dështuar’.

Gjatë operacionit, policët arrestuan edhe një gazetar i cili ishte duke filmuar ngjarjen.

Gega dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Tiranë, ndërsa ka ushtruar aktivitetin e tij në vende jashtë kufirit si në Holandë, Itali, por kryesisht ai ka qenë i fokusuar në Gjermani.

Të fundit