All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Prokuroria mbyll hetimet për Klodian Rashën, efektivi i policisë akuzohet për vrasje me dashje

All - Paragraf - 1

Prokuroria mbyll hetimet për Klodian Rashën, efektivi i policisë

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e të riut Klodian Rasha, ndërsa i ka komunikuar akuzën efektivit të policisë Nevaldo Hajdaraj.

All - Paragraf - 3

Mësohet se akuza e re ndaj Hajdaraj është ajo e vrasjes me dashje, pasi nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur.

Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është e një modeli pistolete turke sportive e cila nuk i përket Klodian Rashës, pasi s’ka asnjë gjurmë ADN-së të tij.

Fillimisht Hajdaraj u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, por hetimet zbuluan se vrasja është bërë me dashje dhe mund të evitohej.

Pas komunikimit të akuzës, pritet që dosja të përfundojë në Gjykatë e Tiranës, ku edhe do të fillojë procesi gjyqësor me akuzën e re për policin Nevaldo Hajdaraj.

Klodian Rasha u vra mbrëmjen e 8 dhjetorit pasi u gjet duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, teksa  kishte duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.

Patrulla që vrau Rashën përbëhej nga dy policë, por ishte Nevaldo Hajdaraj që qëlloi me armë duke i shkaktuar vdekjen Rashës.

Të fundit