Flash News

E-TJERA

Prokuroria ndaloi mediat, Karamuço: Të dhënat mund t’i aksesojë çdokush në Telegram

Prokuroria ndaloi mediat, Karamuço: Të dhënat mund t’i

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, teksa komentoi vendimin e Prokurorisë për të ndaluar mediat të publikojnë të dhënat e rrjedhura nga sulmi kibernetik, tha se informacionet janë lehtësisht të aksesueshme.

Në emisionin ‘Vetting’ në Abc News, Karamuço tha se përmes aplikacionit Telegram këto të dhëna mund të aksesoren nga kushdo. Karamuço nënvizoi faktin se Telegram është një aplikacion rus, ndaj mund të jetë vendosur në shërbim të sulmit të koordinuar nga vendet jo mike të Shqipërisë.

“Informacionet janë në telegram, telegramin mund ta aksesosh shumë thjeshtë, mund të bëhen ndërhyrje edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë që këto kanale të mbyllen në telegram, por telegrami ka një problem, programi i Telegramit është Durovi, është rus, megjithëse i ka zhvendosur serverat e tij në Dubai ai mbetet prapë rus dhe më kujtohet thirrjen e para disa kohëve që i bënte popullit të Ukrainës. Vetë pronari i Telegramit duke ju thënë ju lutem përdorni Telegramin unë nuk jam i agjenturës ruse. Që këtu s’më ka pëlqyer, mbase mund të jetë vënë në shërbim edhe Telegrami si pjesë e të gjithë kësaj që ne e quajmë sulm të koordinuar, të strukturuar jo midis hackersave, midis shteteve jo mike të Shqipërisë”, tha eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço për emisionin “Vetting”.

Të fundit