Flash News

E-TJERA

Prokuroria ndryshon akuzën për Nevaldo Hajdaraj: Klodian Rasha u vra me dashje! Sa vite burg rrezikon efektivi

Prokuroria ndryshon akuzën për Nevaldo Hajdaraj: Klodian Rasha u vra
Foto Ilustruese

Përfundojnë hetimet e Prokurorisë së Tiranës për vrasjen e Klodian Rashës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bën me dije se ka vendosur ndryshimin e akuzës ndaj efektivit Nevaldo Hajdaraj, nga “vrasje në tejkalimin e kushteve të mbrojtjes” në “vrasje me dashje”.

Bazuar në disa pamje filmike, të siguruara nga disa biznese pranë vendit të ngjarjes, organi i akuzës pretendon se tashmë ka një tablo më të qartë të situatës. 

Sipas prokurorisë, efektivi ka kryer goditje sistematike me armë zjarri, duke u pozicionuar (ka qenë shtrirë në tokë) në momentin që ka qëlluar mbi të riun, fakt ky i cili vërtetohet edhe nga dëshmia e kolegut të tij. "Ndryshimi i akuzës vjen për shkak se efektivi ka qëlluar dy herë me armë zjarri" mbi të riun. Me ndryshimin e akuzës, efektivi i “Shqiponjave” rrezikon tashmë deri në 20 vite burg.

Kujtojmë se, fillimisht mbi efektivin e “Shqiponjave” rëndonte akuza e "tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes" me anë të së cilës rrezikonte vetëm 7 vite burg. Ndërkaq, familja e Klodian Rashës shpesh në daljet publike ka insistuar duke thënë se kjo ishte vrasje me dashje.

Të fundit