Flash News

E-TJERA

Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i dënuar me 3 vjet burg në Greqi

Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i dënuar me 3
Qerim Ismailaj

Prokuroria ka përfunduar hetimet për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe ka gjetur se ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi. Ai u denoncua nga Partia Demokratike, e cila e akuzoi atë se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i dënuar më herët në shtetin fqinjë.

Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë për dy vepra penale, "konflikt" dhe "përleshje".

Sipas Prokurorisë, ai është dënuar në vitin 2000. Gjithashtu shton se për këto vepra penale, në Shqipëri korespondon një dënim i vetëm, që është ai me gjobë.

Në shkresën e Prokurorisë thuhet: Referuar vendimit 9-11-2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuari Qerim Ismail Ismailaj, (në mungesë në gjykim) është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 tre vite burgim për veprën penale të “Konflikti”, “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë.

Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i dënuar me 3

Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i dënuar me 3

Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku socialist i dënuar me 3

 

Të fundit