Flash News

E-TJERA

Pronar i Benz-it ku u vra i besuari i Shullazit? Reagon Elvis Kosova: S'mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë makinën

Pronar i Benz-it ku u vra i besuari i Shullazit? Reagon Elvis Kosova:

Elvis Kosova, i cili u raportua se ishte pronari i automjetit me të cilin po udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Në një koment të bërë në një postim ku emri i tij lidhej me atentatin në Rinas, Kosova është shprehur se nuk mban mend të ketë pasur ndonjë makinë të tillë dhe se mjeti është në emër të kompanisë.

"As nuk e mbaj mend ta kem pasur ndonjëherë këtë makinë. Nuk është në emrin tim fare, është në emër të kompanisë. Sa makina hyjnë e dalin nga kompanitë e mia, s'di, s'kam fjalë me këto. Zot na ruaj", shkruan Vis Kosova në një koment në rrjete sociale.

Pronar i Benz-it ku u vra i besuari i Shullazit? Reagon Elvis Kosova:

Kujtojmë se Kosova njihet si biznesmen në fushën e shitblerjes së automjeteve. Verën e këtij viti, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Në gusht të vitit 2024, Kosova u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Kosova përmes mashtrimit.

Të fundit