Flash News

E-TJERA

Pronarë të një magazine droge, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Pronarë të një magazine droge, arrestohen dy shqiptarë

Policia greke ka arrestuar dy 21-vjeçarë shqiptarë, pasi janë kapur me drogë. Edhe pse jetonin bashkë me prindërit, ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën.

Policia greke iu sekuestroi atyre 3.1 kilogramë marijuanë, 104 gramë kokainë, 9330 euro, dy peshore dhe 1 motor që shërbente për shpërndarjen e drogës.

 Hetimet janë kryer edhe në shtëpitë e prindërve të tyre ku janë konfiskuar gjithsej 9500 euro, para që u atribuohen atyre personalisht.

Të fundit