Flash News

E-TJERA

Pronat e ndara me ligjin 7501, në diskutim rihapja e afatit për aplikimet dhe rastet me mbivendosje

Pronat e ndara me ligjin 7501, në diskutim rihapja e afatit për

Prej gati 10 ditësh ka përfunduar afati ligjor i aplikimeve për regjistrimin e tokave bujqësore të ndara me ligjin 7501, sipas gazetës "Panorama".

Por, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka lënë të hapur mundësinë e rihapjes duke iu dhënë një shans të fundit të gjithë atyre familjeve që skanë mundur të aplikojnë përgjatë këtyre viteve.

Nga Tepelena, Lame tha se do të ketë një komunikim me qeverinë nëse mund të shtyhet ose jo afati i  aplikimeve që ishte parashikuar deri në 7 nëntor.

Procedurat

Në përfundim të kësaj faze të parë, do të jenë bashkitë të cilat do kenë detyrimin që të gjitha dosjet t’i dërgojnë pranë agjensive vendore të Kadastrës, nga ku do të nisin më pas procedurat e regjistrimit dhe pajisjes së qytetarëve me dokumentat përkatës.

Gati më shumë se 5% e territorit rezulton e paregjistruar, çka do të thotë se nuk kanë nisur asnjëherë procedurat e regjistrimit fillestar për tokat e ndara me ligjin 7501.

Në ato territore ku procesi nuk ka nisur asnjëherë do të aplikohen disa kritere. Kështu, për të marrë tapinë duhet që toka të mos jetë pronë private, të mos jetë objekt i studimeve strategjike, të mos iu jetë dhënë me qira të tretëve dhe të mos jetë zënë nga ndërtimet pa leje.

Afatet shqyrtohen nga drejtoria, e cila brenda nje periudhe 30-ditore informon mbi ecurinë e dosjes.

Në rastin kur zona nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar, athëherë është e nevojshme të kryhet regjistrim publik 45-ditor, nëse është regjistruar, atëherë kërkesa trajtohet brenda 15 ditëve.

Kalimi i pronësisë

Në ligjin e ri “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, përcaktohet edhe sipërfaqja për të cilën do bëhet kalimi i pronësisë nga Agjensia e Kadastrës.

Për familjet që e kanë aktin e marrjes së tokës në përdorim, sipërfaqja për të cilën do bëhet kalimi  i pronësisë do të jetë sa ajo e përcaktuar në dokument. Ndërsa për ata të cilët procesi nuk ka nisur asnjëherë, sipërfaqja do llogaritet mbi bazën e numrit të anëtarëve në familje.

Zgjidhjet për rastet me mbivendosje

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka sqaruar edhe procedurat që do të ndiqen kur do të gjenden përballë rastet me mbivendosje.

Sipas tij dy janë zgjedhjet që do të aplikohen, ose do të dërgohen në Gjykatë, ose do t’u propozohet që ta zgjidhin konfliktin e tyre me marrëveshje.

Të fundit