Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Propaganda dhe dezinformimi rus në Shqipëri tregoi fytyrën e vërtetë pas sulmit në Ukrainë

Propaganda ruse pasqyrohet në mediat shqiptare shpesh pa analizuar kontekstin:
Lajmet mbi zhvillimet në Rusi dhe Ukrainë pushtuan mediat shqiptare me nisjen e agresionit rus në Ukrainë
Mosverifikimi i informacioneve nga mediat dhe shpërndarja copy-paste:
Mediat i kanë dhënë zë propagandës ruse, duke pasqyruar jo rrallë copy-paste informacionet e ardhura nga Kremlini, pa verifikuar vërtetësinë e tyre
Ndikimi i narrativave të rreme tek audienca:
Narrativat e rreme ndikojnë në opinionin e lexuesve, duke ndërtuar bindje të gabuara nëpërmjet informacioneve të manipuluara.
Në Shqipëri, çështja e dezinformimit nga Rusia e cila deri para nisjes së sulmit të shkurtit 2022 në Ukrainë, konsiderohej në mos jo ekzistente, shumë e vakët, tani është kthyer në realitet dhe madje me ndikim domethënës. Një numër hulumtimesh dhe gjetjesh, në Europë, rajon dhe në Shqipëri tregojnë se Rusia përdor mediat sociale dhe rrjetet e tjera për të përhapur narrativa të rreme, për të ndikuar në opinionin publik e për të përçuar mesazhe për interesat e tyre.
Këto përpjekje përfshijnë propagandën, dezinformimin e qëllimshëm dhe ndërhyrje të tjera në informacion.
Pikërisht lajmet për mercenarë shqiptarë të vrarë në Ukrainë pushtuan mediat shqiptare vetëm pak muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Mediat shqiptare vendase pasqyruan dhe ricikluan në përiudha të ndryshme (madje deri në ditët e sotme) gjerësisht informacionet e shpërndara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, ku theksohej se që prej fillimit të luftës në shkurt 2022, 150 shqiptarë kishin shkuar për të luftuar në Ukrainë. Madje, në të njëjtin njoftim pretendohej se 42 prej tyre kishin humbur jetën në këtë luftë.

Lajmet që u përhapën në media
“Në fakt, Rusia përdor të njëjtat taktika, madje edhe ato të përdorura gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik për të përhapur narrativat e dezinformimit. Dhe natyrisht ne përballemi me shumë narrativa dhe teknika të ndryshme që nga viti 2014, por kjo u shtua gjatë pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022,” thotë Olena Churanova, gazetare dhe editore në organizatën fact-checking “Stop Fake”.
E njëjta narrativë u risoll sërish në vëmendje nëpërmjet një postimi në rrjetin X, që mban datën 14 mars 2024. Në këtë postim, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë pretendonte se prej nisjes së konfliktit, plot 13.387 mercenarë të huaj kishin mbërritur në Ukrainë. Më tej paraqitej një listë e shteteve që Ministria e Jashtme Ruse aludonte se ishin bërë pjesë e luftës, duke theksuar se 192 ishin shqiptarë dhe 87 prej tyre ishin vrarë.

Lajmet që u përhapën në mediat shqipfolëse
Në shkurt të vitit 2022, Faktoje raportoi se si propaganda ruse ende pa nisur sulmi po përgatiste terrenin, me dezinformata për të justifikuar se ‘ishte e detyruar të reagonte ndaj Ukrainës, e cila po grumbullonte edhe mercenarë për të sulmuar Rusinë’. Edhe ky pretendim u pasqyrua gjerësisht në mediat online në Shqipëri në variantin ‘copy-paste’ ashtu sikurse edhe në Kosovë, duke i dhënë zë propagandës ruse.
Faktoje analizoi deklaratën e kryediplomatit rus Lavrov bërë më 18 shkurt 2022, se në Ukrainë po dërgoheshin mercenarë lufte nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina. Deklarata ishte publikuar edhe në faqen zyrtare të qeverisë ruse, por më pas rezultoi të ishte fshirë.
Në Shqipëri, ndërhyrjet e mundshme ruse janë përshkruar si përpjekje për të influencuar politikën dhe opinionin publik, veçanërisht në kontekstin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera. Nga puna e përditshme që Faktoje bën për të identifikuar dhe përgënjeshtruar narrativat dezinformuese, rezulton se një nga kanalet që përhap këto narrative dhe propagandën ruse është edhe ambasada ruse.


Në të gjitha këto raste, media pasqyroi në masë një lajm që iu servir nga makineria e propagandës ruse, pa bërë ndonjë verifikim minimal të informacioneve, pa analizuar kontekstin dhe pa vëzhguar se cilat ishin qëllimet që fshiheshin pas tyre. Faktoje ka analizuar dhe përgënjeshtruar në disa raste përhapjen e informacioneve që vijnë nga Kremlini, duke iu referuar informacioneve zyrtare nga autoritetet shqiptare.

Në lidhje me pretendimet për mercenarë, ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtem Olta Xhaçka shkruante: “Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër, që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës”.
Edhe burime zyrtare, të kontaktuar nga Faktoje kanë hedhur poshtë propagandën ruse, por edhe informacionet e shpërndara në mediat shqiptare.
“Ju bëjmë me dije se MEPJ nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për të vrarë me nënshtetësi shqiptare, të përfshirë në konfliktin e armatosur Rusi-Ukrainë”, thekson Ministria e Jashtme.
Verifikimet e bëra nga Faktoje
Autoritetet shqiptare rrëzojnë shifrën e 87 viktimave në luftime
Lajmet për kërcënimin rus për armët bërthamore rritën panikun mes lexuesve
“Deputeti” që akuzon Ukrainën për masakrën në Bucha, i arratisur në Rusi prej fillimit të luftës
Lufta me Ukrainën nisi sot, por konflikti ka kohë që ushqehet nga propaganda dhe dizinformimi rus
Propaganda e rusëve shënjestron organizatat fact-checking, ndër to dhe Faktoje
“Është e rëndësishme të kuptohet çfarë është dezinformimi, informacioni që përhapet qëllimisht për të shkaktuar dëme dhe cilido mund të përhapë këtë lloj informacioni të dëmshëm. Reagimi i duhur: është fakte të besueshme. Ne duhet të kuptojmë si ta rregullojmë, ta analizojmë për të identifikuar se çfarë narrativash fshihen pas këtyre lajmeve të rreme dhe të kuptojmë se si të përballemi”-argumenton editorja e “Stop Fake”.
Në vitet e fundit, autoritetet shqiptare dhe organizatat e shoqërisë civile, sidomos ato pak që promovojnë gazetarinë cilësore, kanë bërë përpjekje për të identifikuar dhe kundërshtuar këto përpjekje të ndikimit nga Rusia dhe aktorë të tjerë të ngjashëm. Kjo përfshin përmirësimin e kritikës së mediave, përmirësimin e dijes së qytetarëve për dezinformimin dhe përdorimin e mjeteve për të zbuluar dhe luftuar dezinformimin.
Pretendimi i autoriteteve ruse për vrasjen e mercenarëve u përhap edhe në postime të ndryshme në rrjetet sociale, ku kërkohej edhe një reagim nga pala shqiptare.
“Dyfytyrësia e sistemit të drejtësisë shqiptare dhe mosreagimi i opozitës shqiptare lidhur me mercenarët shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës që po luftojnë në Ukrainë”-shkruajnë përdorues në rrjetet sociale.
Ekspertja e komunikimit, Olena Churanova thekson: “Të gjithë duhet të kuptojmë pse është vërtet e rëndësishme që kur njerëzit duhet të marrin një vendim të rëndësishëm, ata ta bëjnë bazuar në informacione të besueshme dhe jo mbi dezinformimin”.
Prej nisjes së agresionit rus, Faktoje ka publikuar të paktën 200 verifikime në lidhje me narrativat e përhapura me këtë tematikë. Verifikimi i parë i përfshirë në kategorinë “Dezinformimi (dhe propaganda) në kohë krizash lidhet me pretendimin e kryediplomatit rus Lavrov, pak ditë para nisjes zyrtare të sulmit (24 shkurt 2022), se nga Shqipëria dhe vende të Ballkanit po dërgoheshin mercenarë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
Kjo narrativë, ku agresori ‘maskohet‘ si viktima, sipas njohësve të taktikave dezinformuese, u pasua me dhjetëra të tjera ndërsa shpërndarjet në rrjetet sociale kapin minimalisht mijërat dhe shumëfish numër klikimesh.
Edhe databaza e krijuar nga Rrjeti Europian për Standarded Fact-Checking ku kontribuojnë të paktën 40 organizata Fact-Checking që operojnë në Europë pasqyron si narrativë mbizotëruese prej 19 shkurtit e deri sot se lufta në Ukrainë është tematika e ‘preferuar’ për të dezinformuar opinionin.

Burimi: https://elections24.efcsn.com/statistics
Makineria e propagandës ruse gjatë luftës në Ukrainë ka qenë e një armë e fortë, për të ndikuar në dezinformim dhe krijimin e lajmeve të rreme.
Në maj të 2022, mediat ruse publikuan një raport ku shënjestruan rrjetin e organizatave fact-checking në gjithë botën, mes tyre edhe Faktoje, për censurë dhe propagandë veçanërisht në lidhje me luftën në Ukrainë.

Nga verifikimet e kryera nga Faktoje asokohe rezultoi se instituti që ka kryer raportin ishte një burim i propagandës ruse, me ekspertë të punësuar në institucione publike, pa të dhëna se si financohet dhe mbështetëse e përhapëse e ideve megalomane të Putinit dhe qeverisë së tij. Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38