Flash News

E-TJERA

Propozimi i Joe Biden: Një shqiptar ambasador i SHBA-ve në Mal të Zi

Propozimi i Joe Biden: Një shqiptar ambasador i SHBA-ve në Mal të

Presidenti amerikan Joe Biden ka caktuar një shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut për ambasador të SHBA-ve në Mal të Zi.

Begzat Aliu, i njohur edhe si B. Bix Aliu, ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Aliu ka qenë i Ngarkuar i Përkohshëm me Punë në Ambasadën Amerikane në Budapest të Hungarisë.

Në njoftimin Shtëpisë së Bardhë, theksohet se “B. Bix Aliu është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, klasa ministër-këshilltar. Ai ishte Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Poloni dhe ishte i Ngarkuar me Punë, ad përkohshëm gjatë gjithë vitit 2021. Më parë, Aliu ka qenë Konsull i Përgjithshëm i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Krakov dhe u dekorua me Medaljen Honoris Gratia , nderimi më i lartë i qytetit, për avancimin e tij të rëndësishëm të lidhjeve ekonomike dhe kulturore midis Shteteve të Bashkuara dhe Krakovit. Aliu ka një Diplomë Mjekësie nga Universiteti i Prishtinës, Kosovë dhe një Diplomë Master i Studimeve Strategjike nga Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane në Carlisle, Pensilvani. Aliu është fitues i çmimeve të shumta për performancë nga Departamenti i Shtetit dhe flet gjuhën malazeze, polake, serbo-kroate, maqedonase dhe shqipe.”

Caktimi i Aliut ambasador i SHBA-vë në Mal të Zi jen në një kohë kur vendi është në prag të krijimit të një qeverie të re, pas largimit të Dritan Abazovicc.

Të fundit