Flash News

E-TJERA

Propozimi i PD për vettingun në politikë, Arben Kraja: E papërshtatshme përfshirja e SPAK në këtë çështje

Propozimi i PD për vettingun në politikë, Arben Kraja: E

Kryetari i SPAK, Arben Kraja e ka konsideruar të papërshtatshme përfshirjen e këtij organi në nismën e vettingut të politikanëve, një propozim i ardhur nga Partia Demokratike.

Duke folur në Këshillin e Legjislacionit ku po diskutohen amendamentet kushtetuese te depozituara nga PD, Kraja tha se është dakord me çdo iniciative që lufton korrupsionin, por theksoi se propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do t’i shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme.

Jemi pro çdo iniciative që lufton korrupsionin, por jo luftë në një strukturë të vetme, gjithë shoqëria duhet ta luftojë këtë problematikë. Është një procedurë administrative që përfshin rreth 200 subjekte, që do kohën e saj dhe në këto kusht duhet ta vlerësojmë në vijimësi.

Detyrat e tjera nuk duhet të bllokojnë thelbin e punës së prokurorisë. Propozimet e PD parashikojnë krijimin e një strukture në SPAK që do ti shtojë një volum pune prokurorisë së posaçme. Ne kemi kaluar një eksperiencë negative në vitin e parë të punës sonë për të ashtuquajturën OFL, një detyrë e ngarkuar me ligj që na shfokusoi nga objekti i punës, kështu që unë do e konsideroja të papërshtatshme përfshirjen e SPAK në këtë çështje. Kjo mënyrë e propozuar nga PD, mund të krijohen probleme për njëashmëri apo vlerësim të pasaktë. Krijon problematika në objektivitetin e një vendimmarrje", u shpreh Kraja.

Të fundit