Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Propozimi i PS për t’i zgjatur mandatin Gjinushit, Artan Fuga letër Nikollës dhe Ramës

Artan Fuga i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla ku i kërkon që të ushtrojë kompetencat e saj me qëllim për të bindur dy deputetët Ismet Beqiri dhe Petro Koçi që të tërhiqen nga amendamenti që i zgjat mandatit Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.
Kjo letër prej shtatë faqesh i ka mbërritur dhe deputeteve demokrate Flutura Açka dhe Ina Zhupa si dhe kryeministrit Rama.
Akademiku shkruan se amendimet e propozuara nda dy deputetët Beqiri e Koçi bien ndesh me politikën e shumicës parlamentare dhe deklaratën e kryeministrit.
LETRA E PLOTË:
I gjithë komuniteti shkencor dhe universitar i vendit e di mirë që kërkimi shkencor cilësor dhe monopolizimi i pushtetit në institucionet shkencore janë të papajtueshme!
Letër publike drejtuar :
Zonjës Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
Zonjës Flutura Açka, kryetare e Komisionit të edukimit dhe mediave
Zonjës Ina Zhupa, deputete (e prononcuar publikisht për çështjen)
Për dijeni :
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Kryeministrit Edi Rama
Anëtarëve të asamblesë të Akademisë së Shkencave të Republikës të Shqipërisë
Tiranë, 10 mars 2023
Po të kishte qenë Anjshtajni, Kepleri, Njutoni, madje edhe Pitagora, ose Euklidi, qoftë edhe Sigmund Frojdi, unë do ta kisha mbyllur gojën duke u përkulur përpara vullnetit autoritar, makiavelik, të një dituri të madh për të na u imponuar neve akademikëve « vdektarë », « të vegjël », duke na shpërfillur apo përbuzur,por më duhet më parë të shoh superakademikun te deputeti që të bindem se iniciativa e tij ligjore personale që monipolizon pushtetin administrativ në shkencë sjell përparim !!!

Të nderuara zonja deputete,
Ju drejtohem me këtë letër publike si qytetar i Republikës të Shqipërisë, profesor dhe anëtar i Akademisë të Shkencave, gjithashtu si i deklaruar publikisht me synimin për të qenë ndoshta kandidat për vendin e punës : « Kryetar i Akademisë të Shkencave të Republikës të Shqipërisë » !
Shqetësimi im vjen nga fakti sepse sikurse është deklaruar në median televizive, si edhe nga informacione të marra nga rrugë të tjera, si shembull edhe nga shkresa n° 55, datë 09.01.2023, e deputetëve zz. Ismet Beqiraj dhe Petro Koçi, adresuar Kryetares të Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla, del qartë se ndonjë deputet, apo dy, të Kuvendit të Shqipërisë, janë angazhuar në marrjen e iniciativës ligjbërëse për të amenduar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave të Republikës të Shqipërisë, me numër 53/2019, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 18.07.2019.
Sigurisht, në parim nuk besoj se ka të keqe që ligjet të amendohen për t’u përmirësuar, çka vlen edhe për ligjin në fjalë, ndonëse ai është ndryshuar në mënyrë inflancioniste disa herë brenda pak kohe. Megjithatë, duke parë çështjen konkretisht, shpreh keqardhjen që deputetë të caktuar kanë propozuar dy amendime përkeqësuese dhe inkoherente të ligjit në fuqi, dhe kjo si në planin logjik ashtu edhe në atë politik dhe juridik.
Në thelb, iniciativa ligjore e tyre synon :
të heqi kufizimin që përmban ligji në fuqi, i cili jo më kot lejon qartazi dhe në mënyrë të prerë një dhe vetëm një mandat për ta ushtruar në vazhdimësi detyrën e kryetarit të Akademisë të shkencave dhe në detyrat e tjera drejtuese,
si edhe :
të heqi kufizimin që ligji në fuqi parasheh për ndërprerjen e mandatit drejtues për çdo anëtar të Asamblesë që ka mbushur moshën 75 vjeç.
Këto dy ndryshime që kërkohen të bëhen në tekstin e ligjit në fuqi jo vetëm e përkeqësojnë atë, por edhe e tjetërsojnë thelbësisht frymën dhe përmbajtjen e tij, fshijnë legjitimitetin që ai ka dashur të ketë, si edhe bien haptazi ndesh me qendrimin e Kuvendit kur ajo instancë ligjëbërëse ka formuluar dhe votuar ligjin në fjalë.
Kuvendi i Shqipërisë nuk besoj të kalojë thjesht si amendime të një ligji në fuqi ndryshime që e fshijnë në pika themelore frymën dhe përmbajtjen e tij. Deputetët në fjalë të kenë mirësinë të ndërmarrin sinqerisht formulimin e një ligji të ri, dhe jo të “hedhin verë të re në fuçi të vjetër”.
Po ashtu, amendimet e propozuara nga këta dy deputetë bien ndesh edhe me deklarimet e kryeministrit që përfaqëson politikën e shumicës parlamentare kur hyri në fuqi ligji në fjalë dhe sot, mbi domosdoshmërinë e reformimit të Akademisë të Shkencave; me konsideratat e tij për dëmet e monopolizimit të pushtetit në institucionet shkencore si shkaku i parë i dekandencës së tyre, pra me denoncimet e tij të atëhershme, besoj jo hipokrite, për “zgjedhje farsë” në Akademinë e Shkencave.
Më lejoni të ve në vëmendjen Tuaj momentet e mëposhtme që janë në themel të paraqitjes sime :
Ligji për Akademinë e Shkencave të Republikës të Shqipërisë, i miratuar dhe hyrë në fuqi në vitin 2019, u parapri nga një debat thelbësor, shpesh herë edhe i ashpër publik, mbi gjendjen e asaj Akademie në atë kohë. Ndjesë që vë në dukje faktin e mirëditur nga ana Juaj që iniciuesi i atij debati, iniciatori i shprehjes në publik i nevojës për reformimin e Akademisë të Shkencave në atë kohë kam qenë unë.
Nuk i gjej vetes ndonjë meritë të veçantë për këtë, por e vë në dukje si fakt vetëm për të treguar koherencën e qendrimeve të mia për këtë çështje. Hyrja në fuqi e këtij ligji që kemi sot konfirmoi se edhe Kuvendi i Shqipërisë mbështeti konstatimet e bëra nga unë për gjendjen e Akademisë të Shkencave në atë kohë. Ndonëse ndodhesha i vetëm dhe i izoluar brenda Asamblesë të Akademisë të Shkencave, procesi ligjor që pasoi pozicionimin tim më dha të drejtë.
Kjo vërtetohet edhe nga komunikimi im i gjatë si me kryesinë e atëhershme të Akademisë të Shkencave, ashtu edhe me instanca të tjera shtetërore, si me ministrinë e arësimit, komisionin e edukimit dhe mediave të Kuvendit të Shqipërisë, etj.
Shkaku i parë i dekadencës të Akademisë të Shkencave u konsiderua pikërisht stagnacioni i të njëjtëve njerëz në krye të Akademisë të Shkencave.
Nuk mund të ketë frymë shkencore në një institucion ku ka kryetarë të përjetshëm, ose vetëm kryetarë që bëhen nënkryetarë, apo vetëm nënkryetarë që bëhen kryetarë duke bërë rrotacione farsë mandat pas mandati. Kjo gjendje si llomishte sjell autoritarizëm në drejtimin e Akademisë, nepotizëm, zgjedhje akademikësh sipas preferencave subjektive të drejtuesve dhe mbi të gjitha funksionim të mbrapshtë të institucionit !
Një kryetar në kolltukun e tij në Akademinë e Shkencave, jeta ka provuar në 50 vjet, ka fatkeqësisht në dorë të gjitha mekanizmat që të manipulojë vullnetet e votuesve atje, për të krijuar shumica artificiale që e bëjnë atë të përjetshëm e të ngjitur në kolltukun e tij.
Duke njohur këtë të vërtetë të qartë, të konfirmuar në dekada, jo më kot ligji i aprovuar në atë kohë e kufizoi të drejtën e çdokujt për të marrë dy mandate radhazi në poste drejtuese. Jo më kot zgjedhjet e deriatëhershme u konsideruan “farsë”, ndonëse në dukje votohej gjoja me rregull dhe ndofta edhe pa pasur nevojë për “futje duarsh” në kutinë e votimit! Sofistikimi i manipulimit për të pasur pushtet të përhershëm brenda Akademisë të Shkencave rezultoi më i stërholluar se kaq, dhe fatkeqësisht e paska “ka lënë litarin jashtë”.
Pavarësisht që në atë kohë, sikurse edhe tani, unë mbetem i mendimit që modeli i Akademisë të Shkencave i parashikuar në atë ligj nuk ishte i duhuri, vlerësova që ligji i hyrë atëhere në fuqi së paku bëri një hap pozitiv emancipues kundër stanjacionit, monopolizimit të pushtetit, autoritarizmit në drejtimin e Akademisë të Shkencave të prejardhur nga qendrimi i të njëjtëve njerëz në drejtim.
Sot po ndodh diçka në kufijtë e së pabesueshmes. Pak muaj përpara zgjedhjeve që parashikohen të mbahen në vitin 2023 për detyrën e Kryetarit dhe nënkryetarit të Akademisë të Shkencave, në horizont po ringrihet përsëri si sfinks arkaik dhe i tejkaluar dukshëm nga koha dëshira për pushtet të përhershëm të kontrolluar nga të njëjtët njerëz, po konstatohet sikurse duket nga projekt amendimet në fjalë, mjerisht, ringjallja e së keqes nga deputetë që qoftë njëherë të vetme nuk kanë bërë ndonjë arsyetim publik a një analizë të shkruar për gjendjen e Akademisë të Shkencave, po maiset keqazi plaga e vjetër, po ushqehet prej tyre përsëri ambicja, në mos qoftë tjetër, për pushtet të pakufizuar që e shkatërron institucionin.
Ajo që paradokohësh u konsiderua publikisht si “flamë” për shkencën akademike edhe nga kryeministri, nga shumica parlamentare, por edhe nga faktorë të tjerë që mundësuan këtë kuadër ligjor që kemi sot, po rishfaqet frikshëm në dy amendamentet e propozuara nga binomi kuvendor Beqiraj – Koçi.
Në këto kushte, pyetja ime për Ju është : Si është e mundur që pak vjet më vonë nga hyrja në fuqi e ligjit ekzistues, pikërisht në kohën kur do të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet në funksionet drejtuese të Akademisë të Shkencave, ka deputetë që kërkojnë të shkatërrojnë pikërisht atë që ligji i aprovuar në vitin 2019 nga po ai Kuvend dhe po ato komisione që Ju drejtoni sot ka sjellë si diçka pozitive ? Si është e mundur që këta deputetë të kërkojnë të kundërtën e asaj që po ata e quanin atëhere frymëzim dhe bindje pasionante të tyre ?
Në thelb, shqetësimi im publik është : Si do të futet në proces legjislativ (madje drejt e në seancë plenare siç është shkruajtur me shkrim dore mbi shkresën e sipërcituar) një iniciative ligjore me një frymëzim të tillë, sa të papërgjegjshëm aq edhe në dëm të së mirës publike ?
Ka ndryshuar mendim deputeti Ismet Beqiraj për të këqiat që i ka sjellë shkencës monopolizimi i pushtetit në institucionet e saj, stagnacioni në pushtet i të njëjtëve njërëz i bërë i mundur nga e drejta e kufizuar sot me ligj për të marrë mandate njeri pas tjetrit? Deri ku do të shkojmë kështu ?
Pas katër vjetësh, pra në 2027, kush na siguron që të presim përsëri që i njëjti deputet të propozojë një ndryshim tjetër ligjor sipas të cilit do të bëhej e mundur që në detyrën e kryetarit të Akademisë të Shkencës të qendrosh edhe tre mandate në vijëmësi, të mbetesh edhe pas moshës 80 e kusur vjeçare kryetar a nënkryetar, a sekretar shkencor i Akademisë të Shkencave? Ku është besueshmëria që unë si qytetar dhe akademik mund të kem te ky deputet?
Deputetët në fjalë, duke e kuptuar ose jo, po e tërheqin me ose pa qëllim Kuvendin e Shqipërisë në një ndërhyrje të rëndë të politikës mbi shkencën me anë të ndryshimeve ligjore që ata propozojnë. Kjo ndërhyrje e re e politikës mbi shkencën do të kishte qenë për t’u rregjistruar në analet e historisë të Shqipërisë, duke qenë e panjohur në vendet evropiane.
Dikush që dëshiron të privilegjojë dikë në krye të Akademisë të Shkencave, pa një pa dy, ndryshon ligjin në fuqi sipas nevojës për ta përshtatur atë me identitetin e atij që kërkon të favorizojë!!! Kështu do të jenë ligjat tona? Të bëra si këpucë me numrin e këmbës të atij që do t’i veshi?
Ka Akademi Shkencash Leopoldina a tjetër që mund ta gëlltisë këtë?
Sipas dokumenteve zyrtare të mbledhjes vjetore të këtij viti të asamblesë të Akademisë të Shkencave, pas pyetjes të akademik Apollon Baçe, nëse kryesia e Akademisë të Shkencave, kishte dijeni për këto dy aspekte të inciativës ligjore në fjalë , u rregjistrua deklarimi i kryetarit sipas të cilit zyrtarisht Akademia e Shkencave nuk ka dijeni për këtë çështje, pra për inciativën ligjore që unë po denoncoj këtu!!!
Tani njëra nga të dyja: Ose nga kryesia e Akademisë të Shkencave dalin deklarime të pasakta, pra thjesht gënjehet asambleja, ose deputetët në fjalë, duke përfituar nga statusi i tyre i deputetit, po bëjnë një ndërhyrje të rëndë politike, nisur thjesht nga bindje a motive të panjohura për të cilat unë kam dyshimet e mia në proces verifikimi.
Gjithsesi, gjithçka po bëhet pas kurrizit të akademikëve. Kjo është praktika e Kuvendit për të amenduar ligjet? Jashtë çdo konsultimi paraprak me grupet e interesit? Pa asnjë raport, studim, a analizë të mirëfilltë, pa ekspertiza, por nisur nga intuita vetëm e një a dy deputetëve për ta çuar atë drejt e në seancë parlamentare ?
Unë së shpejti do t’u drejtohem edhe vetë deputetëve iniciues me një letër të hapur publike, por më lejoni të pyes publikisht,: Si është e mundur që deputetë të shtyrë nga zërat e tyre të brendshëm apo nga zëra të jashtëm të padeklaruar, të kërkojnë të ndërmarrin ndryshime ligjore pa u konsultuar fare më parë me anëtarët e Akademisë së Shkencave ?
Si është e mundur që ata kanë kurajon qytetare t’u imponohen dhjetëra akademikëve, pa formuluar asnjë argument, duke goditur kështu me “jatagan” « zemrën » e funksionimit të Akademisë të Shkencave ? Si është e mundur që ata vijnë pa pasur asnjë konsultim, asnjë studim për këtë çështje, madje pa asnjë kërkesë amendimi për nenet e sipërcituara të ardhur nga ana e Asamblesë të Akademisë të Shkencave për këta deputetë?
Unë jam i bindur që komuniteti shkencor dhe universitar i vendit e di mirë që kërkimi i vërtetë shkencor dhe monopolizimi i pushtetit në institucionet shkencore janë të papajtueshëm! Mundësia që i jepet një personi, kushdo qoftë ai, për ta ushtruar detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave për më shumë se një mandat në vijëmësi do të thotë që ai të “kurorëzohet” si kryetar i përjetshëm.
Nuk e lidh këtë me asnjë person të përveçëm. Sado zgjedhje të realizohen, nëse nuk ka kufizime në përsëritjen e mandateve, sikurse e parashikon ligji në fuqi, këto zgjedhje do të mbeten “farsa”, sikurse katër vite më parë do t’i etiketonte edhe kryeministri në atë kohë.
Unë jam në gjendje që me kërkesën Tuaj më të parë t’Ju provoj me fakte bindëse se pa e kufizuar sikurse është me ligjin në fuqi përsëritjen në vazhdimësi të mandatit të kryetarit të Akademisë të Shkencave, çdo kryetar sot dhe në të ardhmen do t’i kishte në duar të gjitha mekanizmat influencues, mbështetjet personale të interesuara, fuqinë elektorale të privilegjuar për ta përjetësuar pushtetin e tij.
Qysh tani, Ju lutem mbani shënim, mbani Ju lutem për një çast edhe frymën, në Akademinë e Shkencave është njëhsuar jashtë çdo kriteri shkencor pushteti ekzekutiv në drejtimin e institucionit me drejtimin shkencor të një prej projekteve më të rëndësishëm nga përmasat dhe fondet financiare që Akademia ka në dorë. Projekti drejtohet meqë dikush është Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe jo sepse ka ndonjë kompetencë të njohur dhe vërtetuar në atë fushë !!!
Unë jam i detyruar të shtroj pyetjen: A e dinë deputetët iniciues që ligja në fuqi është mishëruar tashmë në statusin e Akademisë të Shkencave, pra ka marrë edhe vulën e vullnetit të akademikëve ? Është e paimagjinueshme që ende paska ndonjë deputet që kërkon t’u imponohet jo vetëm politikisht, por edhe individualisht, vullnetit të akademikëve ?
Po të kishte qenë Anjshtajni, Kepleri, Njutoni, madje edhe Pitagora, ose Euklidi, qoftë edhe Sigmund Frojdi, unë do ta kisha mbyllur gojën, duke u përkulur përpara vullnetit autoritar, makiavelik, të një dituri të madh për të na injoruar dhe përbuzur, duke na u imponuar neve akademikëve « vdektarë », « të vegjël », por më duhet të shoh fillimisht superakademikun te deputeti që të bindem se ai ka të drejtë të na marrë nëpë këmbë duke propozuar amendime ligjore pa u konsultuar asfare me ne !!!
Ligj-bërja nuk mund të jetë si një e « mora çiften po shkoj për gjah », nuk mundet që në mes Akademisë dhe Kuvendit, ndonëse janë në një ndërtesë, të hapen korridore të fshehta, tunele të nëndheshme, kupola, larg syrit të njerëzve, për të kaluar fshehurazi mesazhe nga disa zyra te të tjera ?
A e dinë këta deputetë se po e fusin në kaos Akademinë e Shkencave? Kjo sepse ndërkohë që ligji dhe statuti i Akademisë të Shkencave kanë formuluar rregullin që një akademik në moshën 75 vjeçare kthehet në « emerit », pra pensionohet në një kuptim të caktuar, nuk mund të ketë asnjë koherencë logjike, ligjore jo e jo, që kryetari i Akademisë, edhe ai, të jetë “emerit”, pra i pensionuar si akademik, pra po të dojë vjen, po të dojë nuk vjen në mbledhje, po të dojë voton po të dojë jo, po të dojë i kryen detyrat e tij, po të dojë jo !!!
Të nderuara zonja!
Për të mos mos abuzuar me kohën tuaj, po përfundoj duke Ju lutur të mbani në vëmendje kërkesën e parashtruar në këtë letër publike duke i konsideruar të palegjitimuara amendimet e propozuara, të denoncuara këtu, sepse ajo nismë legjislative është e trishtë dhe e dëmshme, përveç se është jashtë çdo standardi të procesit të ligj-ndërtimit.
Unë mendoj se Ju keni të gjithë legjitimitetin moral të bisedoni me deputetët në fjalë për t’i bindur për të hequr dorë nga kjo inciativë ligjore sepse kam bindjen që ata nuk janë të mirëinformuar për pasojat shkatërrimtare që ajo do të kishte. Ju, gjithashtu, mund ta pengoni këtë inisiativë ligjore, si jo në përputhje me parimet dhe normat e parlamentarizmit, përpara sesa ajo të shkaktojë dëme për të mirën publike. Nga ana ime qendroj në dispozicion për të sqaruar çdo çështje që do t’Ju duket e rëndësishme.
Me respekt,
Artan Fuga
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43