Flash News

E-TJERA

Propozohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë, Arben Rakipi: Njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen

Propozohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë, Arben

U prezantua sot drafti i Kodit të ri Penal, i cili parashikon 42 nene më shumë se ai aktual.

Në Kodin e ri, propozohet lirimi me kusht i të dënuarve përjetë. Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, tha se ky propozim sipas tij lidhet me faktin se njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen.

“Lirim para kohe për kusht. Ne kemi pasur disa pengesa që lidhet me aplikimin e lirimit me kusht për burgimin e përjetshëm. Është propozim shumë i guximshëm, debati ka qenë i fortë sepse këtu mpleksen shumë gjëra një pjesë e të cilave i përmenda, paqja sociale, viktima, rendi publik, shkalla e kriminalitetit etj, por nisur nga besimi që edhe personalisht kam, që njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e efektshme. Kjo nuk është parrullë e thënë për shkak të formimit tim, por eksperiencë e përditshme që ndodh gjithandej ndaj përfundimisht e propozuam këtë zgjidhje”, dekaroi Rakipi.

Të fundit