Flash News

E-TJERA

Protesta/ "Blindohet" Kuvendi, policia bllokon disa zona edhe për këmbësorët në Tiranë

Protesta/ "Blindohet" Kuvendi, policia bllokon disa zona edhe për

Në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, e cila ka në rend dite votimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Por, paralelisht opozita ka thirrur protestë jashtë godinës së Kuvendit.
Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërkohë që shumë prej tyre rrethuar godinën e Kuvendit duke mos lejuar as këmbësorët kurse autobote uji janë gati për ndërhyrje nëse do të ketë tensione.

Ndërkohë mësohet se bllokimi i zonës ka nisur që tek pedonalja e Ministrisë së Brendshme.

Të fundit