Flash News

E-TJERA

Protesta e 8 janarit/ Prokuroria kthen në polici dosjen: Disa nga të arrestuarit s'kanë lidhje me dhunën

Protesta e 8 janarit/ Prokuroria kthen në polici dosjen: Disa nga të

Prokuroria e Tiranës ka kthyer në polici dosjen e “8 janarit”. Organi i akuzës kërkon veprime plotësuese nga policia lidhur me protestën që u zhvillua para selisë blu.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se disa nga të arrestuarit nuk kanë lidhje me aktet e dhunës.

Prokuroria ka kërkuar të identifikohem nëpërmjet pamjeve filmike personat e përfshirë në sulmin ndaj selisë blu dhe protestuesve.

Kujtojmë që protesta e 8 janarit u thirr nga ish-lideri Sali Berisha. Ajo u shoqërua me përplasje. Demokratët tentuan të hynin në selinë blu, por u përballën me gazin lotësjellës që u hodh nga brenda godinës.

Kjo e agarvoi situatën dhe tensionet, ndërsa u nevojit ndërhyrja e policisë për të shuar protestën. Policia e Shtetit shoqëroi 34 persona dhe procedoi penalisht 18 të tjerë.

Mes të proceduarve ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe anëtari i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka.

Për protestën e 8 janarit, Prokuroria thirri për të dëshmuar Berishën dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

 

 

Të fundit