Flash News

E-TJERA

Protesta e banorëve bllokon autostradën Lushnjë-Fier, radhë kilometrike nga trafiku. Ndërhyn FNSH  

Protesta e banorëve bllokon autostradën Lushnjë-Fier, radhë

Dhjetëra banorë kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar autostradën Lushnjë-Fier, pas mbylljes nga ARRSH të pikës së njohur me emrin ‘pushimi i shoferit’.

Qarkullimi i automjeteve u bllokua për rreth 20 minuta, duke shkaktuar radhë të gjata trafiku, ndaj u desh ndërhyrje a policisë së Lushnjes dhe të FNSH, për të liruar rrugën dhe për të larguar protestuesit.

Banorët nga Kemishtaj dhe Krutje kërkojnë ndërtimin e  një rruge dytësore ose mbikalim për automjetet, pasi kjo zonë  njihet ndryshe edhe si zona e vdekjeve për shkak të numrit të lartë të aksidenteve.

Protesta e banorëve bllokon autostradën Lushnjë-Fier, radhë

Pas protestës së banorëve, ARRSH ka hequr barrierrat meralike përgjatë autostradës, duke rihapur kalimin për te Pushimi i Shoferit.

 

 

Të fundit