Flash News

E-TJERA

Protesta e fermerëve, bllokohet rruga nacionale Kallpaq-Janinë, kufizohet lëvizja e mjeteve

Protesta e fermerëve, bllokohet rruga nacionale Kallpaq-Janinë,

Protesta e fermerëve ka bllokuar rrugët në Kakavijë.

Policia kufitare greke ka njoftuar se për shkak të protestave nga ora 19:00 deri në  22:00  rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor. Ju faleminderit!”, njofton policia e Gjirokastrës.

Të fundit