Flash News

E-TJERA

Protesta e fermerëve, rruga Kakavijë – Janinë e mbyllur pas orës 19.00

Protesta e fermerëve, rruga Kakavijë – Janinë e mbyllur pas

Protestat e fermerëve në Greqi vijojnë tashmë prej disa ditësh. Ndërkohë që policia kufitare ka ndarë për publikun nja njoftim të Policisë Kufitare Greke ku thuhet se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës

 

Të fundit