Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta e gazetarëve, reagon Kuvendi: Prania e kamerave krijon vështirësi, sistemi i ri rrit transparencën

Pas protestës së gazetarëve qe kundershtojne vendimin e pak ditëve më parë, i cili përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të komisioneve parlamentare, vjen reagimi i Kuvendit.
Sipas Kuvendit, sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë.
Në reagim, Kuvendi sqaron se ky vendim u mor pas konstatimit të disa problematikave kur media është e pranishme me qëllim rritjen e transparencës së mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevojës së fuqizimit të procesit legjislativ përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar,
Reagimi i plotë i Kuvendit:
Duke ndjekur me vëmendje të veçantë shqetësimet e ngritura nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gazetarët e akredituar në Kuvend, si edhe përfaqësues të tjerë të medias, Kuvendi i Shqipërisë sqaron si më poshtë:
Prej vitesh komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur mangësi në regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve. Vetëm katër nga tetë komisionet e përhershme parlamentare kanë qenë të pajisura me mikrofona statikë dhe sistem regjistrimi të mbledhjeve.
Sistemet e regjistrimit në katër komisione kanë qenë me teknologji të vjetëruar, ndërsa komisionet të cilat nuk ishin të pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet nëpërmjet diktofonëve, proces që ka shfaqur jo pak herë probleme për zbardhjen e mbledhjeve, për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit.
Gjithashtu, prania e kamerave të shumta në korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte vështirësi për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjes për shkak të ambienteve shumë të vogla të sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, nëpër dritaret e komisioneve gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, ka qenë i vështirë.
Ndërkohë, rekomandimet e Progres-Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve 2013-2014 kishin theksuar nevojën e rritjes së transparencës dhe përfshirjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ, si edhe përmirësimit të informimit të publikut mbi aktivitetet parlamentare dhe dokumentacionin parlamentar. Në veçanti, Raportet e projektit IPA 2013 theksojnë se Kuvendi i Shqipërisë nuk disponon një platformë të unifikuar, që mundëson komunikimin efektiv në format audio-video nga sallat e komisioneve parlamentare dhe se mungesa e një sistemi audio-video në mjediset e Kuvendit është një pengesë serioze, për të siguruar transparencë të plotë të punës në komisionet parlamentare dhe në organet e tjera të Kuvendit.
Nisur nga këto problematika, me qëllim rritjen e transparencës së mbledhjeve të komisioneve dhe veprimtarive parlamentare, por dhe nevojës së fuqizimit të procesit legjislativ përmes përdorimit të teknologjisë së avancuar, Kuvendi vendosi të ndërtojë një sistem të ri audio-video për ndjekjen dhe transmetimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së.
Projekti i sistemit i është dërguar BE-së në rrugë zyrtare më datën 27 Maj 2014 dhe i është prezantuar nga Kuvendi përfaqësuesve të BE-së në dy takimet e zhvilluara më datat 28 maj dhe 3 qershor 2014. Më datën 17 dhjetor 2014, Komisioni Europian miratoi paketën IPA 2014 për Shqipërinë, e cila përfshin edhe mbështetjen financiare për Kuvendin për instalimin e sistemit të ri audio-video.
Marrëveshja kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Asistencës Financiare të BE-së për Shqipërinë në Kuadër të Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësimit (IPA II), u nënshkrua në vitin 2015.
Projekti i sistemit u ndërtua në vitin 2015. Ndërtimi i sistemit filloi në janar 2018 dhe përfundoi në korrik 2019. Në qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit të BE-së.
Sqarojmë se sistemi audio-video është instaluar vetëm në sallat e komisioneve parlamentare, ndërsa seancat plenare do të vazhdojnë të transmetohen si më parë, pa asnjë ndryshim.
Sistemi audio-video nuk është një model i krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por një model informimi që zbatohet në Parlamentin Europian, si edhe në mjaft parlamente të vendeve të BE-së, si: Suedi, Francë, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finlandë, etj. Konkretisht: në Parlamentin Europian gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në mbledhjet e komisioneve, përveçse kur marrin autorizim paraprak të drejtuesit të mbledhjes. Në Suedi, Francë, Austri, Estoni, gazetarët nuk mund të jenë të pranishëm në sallën e komisionit, përveçse në rastet kur bëjnë kërkesë të veçantë dhe pasi marrin një miratim paraprak nga kryetari i Komisionit ose Zyra e medias. Në Gjermani, komisionet janë vetë përgjegjëse për të vendosur se në cilat raste përfaqësuesit e mediave kanë të drejtë të hyjnë në mbledhje. Në Finlandë, gazetarët mund të marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve vetëm me ftesë nga komisionet. Në Hungari, Itali dhe në Republikën Çeke, gazetarët nuk lejohen të jenë të pranishëm në mbledhje, por në mjedise të caktuara ku mund bashkëbisedojnë me deputetët.
Sistemi i ri rrit transparencën parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetarëve, por e rregullon atë. Gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vetë, në liri të plotë, informacionin që do të transmetojnë.
Transmetimi i mbledhjeve të komisioneve, realizohet në kohë reale nëpërmjet këtij sistemi dhe pa asnjë mundësi ndërhyrjeje. Sistemi nuk ka një regji qendrore, por komandohet nga vetë gazetarët, sipas nevojave të tyre. Gazetarët komandojnë sistemin dhe jo sistemi gazetarët.
Sistemi i ri nuk i pengon gazetarët të hyjnë në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit. Ndërhyrjet në Rregulloren e Kuvendit dhe në Rregulloren e Masmedias nuk shtojnë asnjë ndalesë të re lidhur me hapësirat e lejuara për punonjësit e akredituar të medias, krahasuar me rregulloren e mëparshme. Në Rregulloren për Akreditimin, akomodimin dhe orientimin e Masmedias pranë Kuvendit të Shqipërisë, miratuar me vendim të Byrosë së Kuvendit, nr. 4, datë 12.02.2014, shprehimisht, neni 17, pika “a”, mundëson lëvizjen e personave të akredituar në të gjitha mjediset, me përjashtim të hollit nga kati i parë në të katërt në godinën e Kryesisë së Kuvendit. Në Rregulloren e re, përveç “Neës room-it”, referuar nenit 17 pika b, parashikohet vënia në dispozicion të gazetarëve edhe e disa mjediseve të tjera: konkretisht:
në ambjentet e përcaktuara të Kryesisë e Kuvendit (salla e gazetarëve -Neës room);
në ambjentet e caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp te Kryesia e Kuvendit;
në godinën e seancave plenare të Kuvendit, në oborr dhe në galerinë e sipërme të kësaj salle.
Disa ambjente të tjera të caktuara për intervista dhe konferenca për shtyp janë:
ambjenti në anën veriore të godinës së Kryesisë;
stendat e hollit të katit të dytë (“press point-i);
salla e konferencave për shtyp në katin e ndërmjetëm në anën perëndimore të godinës së Kryesisë së Kuvendit.
Gjithashtu intervistat mund të zhvillohen edhe në ambjentet më poshtë:
në zyrën e deputetit;
në zyrën e grupit parlamentar, të cilit ai i përket;
në zyrën e komisionit të përhershëm parlamentar ku është anëtar.
në ambjentet e tjera të përcaktuara nga Kuvendi për intervista.
Sistemi i ri mundëson:
kushte komode për zhvillimin e veprimtarive të komisioneve;
siguri, lehtësi dhe komoditet në punë për median, deputetët dhe shërbimet e Kuvendit;
transparencë të plotë dhe në kohë reale të çdo detaji që ndodh në sallat e komisioneve;
qasje të re teknologjike referuar zhvillimeve të vazhdueshme në këtë drejtim;
rritje të standartit të shërbimeve të ofruara nga Kuvendi i Shqipërisë;
akses të plotë të materialeve audio-video të mbledhjeve të komisioneve në çdo kohë.
Teknikisht, gazetarët dhe publiku, me ndërmjetësinë ose jo të gazetarit, nuk pengohen nga informimi. Kuvendi i Shqipërisë nuk censuron dhe nuk përzgjedh asnjë pamje dhe asnjë plan, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk po instalon asnjë regji qendrore. Përkundrazi çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që ndjekin dhe përzgjedhin çdo pamje apo detaj që dëshirojnë të transmetojnë. Në “Neës room-in” e dedikuar për gazetarë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë regji dhe asnjë regjisor të ngarkuar me detyrën për përzgjedhjen e pamjeve.
“Dhoma e medias”, hapësira në dispozicion të gazetarëve, është një mjedis me 13 kompjutera të pajisur me kufje, ku varësisht se cilin komision përzgjedhin, gazetarët mund të ndjekin audio-video në kohë reale punimet e tij. Në të njëjtin ambjent, për të lehtësuar transmetimin LIVE nga televizionet, gjendet edhe një panel me porta SDI, ku mediat mund të marrin në kohë reale komisionet e përzgjedhura.
Përveç kësaj, njësoj si përgjatë periudhës së pandemisë, ku Kuvendi ka marrë vlerësimet më të mira për transparencën, komisionet do të vijojnë transmetimin direkt si dhe arkivimin e tyre edhe në faqen zyrtare ËEB dhe në “Facebook” të Kuvendit.
Një tjetër alternativë që kjo praktikë e re shton është se në mbyllje të mbledhjes së komisionit, gazetarët, me kërkesën e tyre, mund të marrin të regjistruar të gjithë veprimtarinë.
Në bindjen tonë, ofrimi sipas praktikave më të mira perëndimore, i një tryeze pune, rrjeti të mirë interneti dhe një mundësi për ndjekje në kohë reale të punimeve të të gjitha komisioneve, është një hap cilësor në drejtim të krijimit të kushteve optimale për përmbushjen e misionit informues, përfshirë të drejtën e tërheqjes së plotë të materialit audio-video, transmetimin livestream në faqen zyrtare si edhe livestream-i dhe arkivimi në faqen zyrtare të Kuvendit dhe në rrjetin social “Facebook”.
Televizionet marrin njëkohësisht disa sinjale për të njëjtin komision: sinjalin e pamjes së përgjithshme të sallës, sinjalin audio të mikrofonit aktiv dhe ambiental, si edhe sinjalin që fokuson folësin aktiv me sinjal audio-video. Përzgjedhja e planeve, siç është thënë më sipër, nuk bëhet me regjisorë, por automatikisht nga sistemi: folësi aktiv inkuadrohet në plan, ndërsa, paralel tij, i arritshëm nga media përmes sinjalit të dytë që u ofrohet, është edhe plani i përgjithshëm i sallës. Automatikisht, ndezja e mikrofonit fokuson edhe planin video.
Gjithashtu lidhur me shqetësimin për trajtimin e diferencuar të RTSH-së dhe ATSH-së, ju informojmë se kjo pikë nuk ka ndryshuar aspak në krahasim me Rregulloren e mëparshme të akreditimit të Masmedias, pasi ka qënë e parashikuar edhe aty po njësoj, statusi i veçantë që gëzojnë RTSH dhe ATSH në lëvizjen në sallën e seancave plenare, sipas përcaktimit në Vendimin e Byrosë nr.30, datë 10.04.2015 për miratimin e Rregullores “Për hyrjen në selinë dhe sallën e seancave plenare të Kuvendit”.
Pra, nuk ka asnjë diferencim të gazetarëve të RTSH dhe ATSH në raport me gazetarët e tjerë, përsa i takon lëvizjeve në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, por i vetmi diferencim është sikurse ka qënë edhe në Rregulloren e mëparshme, vetëm për në sallën e seancave plenare dhe kjo përsa i takon transmetimit të plotë të seancës në RTSH Kuvend.
Sqarojmë gjithashtu se që nga fillimi i prezantimit të këtij projekti dhe deri më sot, kolegët gazetarë dhe mediat janë informuar në vazhdimësi lidhur me sistemin, mënyrën e funksionimit dhe risitë që do të sillte për rritjen e transparencës parlamentare.
Sigurojmë gazetarët, mediat dhe publikun se transparenca mbetet një objektiv prioritar i agjendës parlamentare dhe garantojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të medias së lirë e të pavarur dhe publikut të gjerë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38