Flash News

E-TJERA

Protesta e maturantëve për provimin e matematikës, QSHA publikon vendimin për uljen e kufirit të pikëve

Protesta e maturantëve për provimin e matematikës, QSHA publikon

Pas tri ditësh protestë nga ana e maturantëve, Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publik vendimin për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Sipas këtij vendimi është miratuar ngritja e një grupi pune të pavarur me ekspertë dhe maturantë për të analizuar në detaje çdo pyetje të testit dhe nivelin e vështirësisë së provimit.

Protesta e maturantëve për provimin e matematikës, QSHA publikon

Ky vendim erdhi pas deklaratës së ministres së Arsimit Evis Kushi, pasi maturantët e kanë cilësuar mbi nivelin mesatar tezën e Matematikës dhe për këtë kërkuan uljen e pragut të pikëve.

Të fundit