Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar, 17 persona të

Në përfundim të protestës së opozitës një natë më parë, janë shoqëruar gjithsej 52 persona në ambientet e Policisë së Tiranës.

Nga këta, 17 persona janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Kujtojmë se pas përfundimit të fjalimeve protesta u shoqërua me incidente. Disa protestues hodhën koktej molotov në drejtim të godinës së Kryeministrisë, ndërsa policia reagoi duke përdorur dhunë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Më pas protesta u zhvendos drejt Kuvendit të Shqipërisë.

Edhe në këtë zonë u raportuan sërish incidente, ndërsa policia ndërhyri përsëri me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Të fundit