Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, Burimi: Sukses që mobilizoi jo vetëm njerëzit, por edhe mediat ndërkombëtare

Protesta e opozitës, Burimi: Sukses që mobilizoi jo vetëm

Analisti Genc Burimi ka vlerësuar protestën kombëtare të zhvilluar dje nga opozita.

Për Syri Tv, Burimi u shpreh se protesta arriti dy suksese: së pari mobilizoi qytetarët dhe së dyti mobilizoi ndërkombëtarët, pasi lajmi mori jehojnë në mediat e huaja.

Ndër të tjera, Burimi shtoi se për herë të parë, mediat ndërkombëtare shkruanin se “protesta u mbajt për një qeveri teknike pasi zgjedhjet në Shqipëri vidhen”.

Analisti vuri në dukje se ka një propagandë nga krahu tjetër që mundohet ta nxjerrë protestën si një dështim.

“Pashe dy suksese të protestave sepse arritën të mobilizonin njerëz në Shqipëri. Por arritën dhe sensibilizuan edhe mediat në botë. Sepse pati një jehonë imediate, të njëkohësishme në shumë media, deri edhe përtej atlantikut. Dhe për mendimin tim nëse këto protesta kanë si synim, krijimin e një qeverie të re, koalicioni dhe që kjo qeveri të ketë edhe njohje ndërkombëtare , është e rëndësishme që të ketë edhe jehonë jashtë. Dhe për mua ky ishte një parametër shumë i rëndësishëm sepse kësaj here më në fund në mediat e huaja jepet edhe lajmi që në Shqipëri protestuesit kërkojnë qeveri teknike sepse denoncojnë vjedhjen e zgjedhjeve.

Nuk ishte parë më parë kjo. Mediat botërore jepnin më shpesh lajme si p.sh. për Salianjin thonin se u dënua për kallëzim të rremë pa hyrë në detaje që ai personi që u denoncua nga Salinaji ishte vërtetë, trafikant droge dhe i dënuar në Itali. D.m.th kësaj here doli vërtet, i transmetua vërtet se në Shqipëri vidhen zgjedhjet prandaj njerëzit s’kanë më besim dhe protestojnë për qeveri teknike. Që për mua është një sukses. Së treti dua të them që shoh një propagandë tek krahu tjetër që thonë se ishte një dështim, apo kështu e ashtu. Duhet të thënë gjërat në kontekstin e tyre. Nuk bie qeveria me një manifestim është e pamundur. Në Bullgari që është bërë traditë që të ngrihen njerëzit kundër korrupsionit ka patur dy momente të rëndësishme mobilizimi, pas hyrjes së Bullgarisë në 2007 në BE. Ka patur ne 2013 që zgjatën 40 ditë manifestimet dhe tashmë në 2020”, u shpreh Burimi.

Të fundit