Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, kreu i Grupimit ’90: Sot, nuk duhet të rrinë në shtëpi as socialistët e ndershëm

Protesta e opozitës, kreu i Grupimit ’90: Sot, nuk duhet të

Ajet Ramçaj, ish-studentit i Lëvizjes së Dhjetorit dhe sot kryetar i Grupimit ’90, ka folur për protestën kombëtare të thirrur sot nga opozita.

Për Syri TV, Ramçaj tha se sot në shesh duhet të jenë të gjithë pa përjashtim, edhe socialistët, edhe përkrahësit e Lulzim Bashës.

“Arsye sot kanë për të ardhur të gjithë ata që e ndiejnë veten anti-Ramë., qofshin të Partisë Demokratike, qofshin të partive të tjera, qofshin të grupit apo fraksionit të z. Basha. Edhe “bashistët”. Unë them që në shtëpi nuk duhet të rrinë as socialistët e ndershëm; “rilindësit” dihet që do të rrinë shtëpi”, tha Ramçaj.

I pyetur se çfarë duhet të kërkojë opozita ndaj qytetarëve dhe çfarë qytetarët duhet t’i kërkojnë opozitës sot, Ramçaj tha se opozita duhet të fitojë besimin e qytetarëve. Ndërsa për këta të fundit, Ramçaj tha se duhet të bëhen bashkë në bulevard e jo vetëm të dëgjojnë.

“Opozita duhet të përpiqet të fitojë më shumë besimin e njerëzve. Duhet të dalë më shumë në terren. Figurat e larta të PD duhet të lëvizin nëpër bazë. Kudo. Protestat për mua, për rastin flagrant të Berishës, që mbahet i arrestuar, duhet të bëheshin edhe nga degët e rretheve. Pra, opozita ka probleme e kur them opozita, PD-ja ka probleme organizimi aktualisht.

Megjithatë të shohim se si do të shkojë sot. Një protestë e suksesshme për mua do të ishte ndenjja gjatë aty. Ne jemi mësuar të rrimë edhe në protesta të gjata. Unë them se nëse njerëzit do të bëhen aty, Kryeministria të mbahet e rrethuar. Sigurisht, jam kundër dhunës, por ama ta rrethojmë edhe ne perimetrin e Policisë, sepse do të jetë një perimetër i gjatë. Ata të rrinë në një krah, ne përballë tyre. Por të rrimë gjatë, jo të mblidhemi në bulevard, të rrimë dy-tre orë, të dëgjojmë disa oratorë dhe pastaj të shkojmë në shtëpi e të presim një protestë tjetër”, shtoi Ramçaj.

Të fundit