Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, kreu i Policisë së Shtetit porosit vartësve: Ndërhyrjet të jenë të minimizuara

Protesta e opozitës, kreu i Policisë së Shtetit porosit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbledhur sot në një takim drejtuesit e komisariateve dhe policisë së Tiranës, në kuadër të protestës së opozitës.

Proda u ka kërkuar vartësve të tij që të mos provokohen nga protestuesit dhe ndërhyrjet ndaj tyre të jenë sa më të pakta.

“Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve. Kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, është shprehur Proda.

Të fundit