Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, Lubonja: Tregoi se ka ende njerëz me shpirt opozitar

Protesta e opozitës, Lubonja: Tregoi se ka ende njerëz me shpirt

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e opozitës e mbajtur sot te kryeministria e më pas te bashkia Tiranë.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja tha se kjo protestë tregoi se ka ende njerëz që kanë një lloj shpirti opozitar.

Lubonja tha se protesta nuk është më instrument demokratik, sikundër ndodh në një vend demokratik.

“Në këtë vapë, me këtë lodhje, me këtë mërzitje, edhe sikur të dalin 50 vetë duhen falënderuar. Çështja e numrave nuk është më determinante. Numri tregon pushtet, ndonëse mendimi im është se edhe sikur të protestojnë 100 vetë, ka rëndësi”, tha Lubonja.

 

Të fundit