Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin me skafandra dhe mburoja

Protesta e opozitës, policia rrethon Parlamentin me skafandra dhe mburoja

Forca të shumta policore janë pozicionuar rreth selisë së Parlamentit, ku opozita ka thirrur një protestë që pritet të nisë në orën 17:00. Ndërkohë, brenda Kuvendit do të votohet projektbuxheti për vitin 2025.

Policë të pajisur me skafandra dhe mburoja janë vendosur në rrethimin e Kuvendit. Pamjet tregojnë një prani të lartë të uniformave blu dhe një automjet që hedh ujë me presion, si pjesë e masave të marra nga Policia për të menaxhuar situatën.

Protesta pritet të shoqërohet me fjalime të deputetëve të opozitës brenda Kuvendit, të cilët më pas do t’i bashkohen qytetarëve jashtë. Kohëzgjatja e saj mbetet ende e paqartë.

Situata monitorohet nga afër, ndërsa opozita ka paralajmëruar që protesta do të jetë një qëndresë kundër qeverisë dhe vendimeve të saj financiare.

Të fundit