Flash News

E-TJERA

Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik

Protesta e PD/ Efektivë policie në terren, vendoset gardh metalik

Për më pak se një orë në kryeqytet do të mbahet edhe protesta tek Bulevardi Zogu i Parë e thirrur nga Partia Demokratike pas zgjedhjeve.

Lidhur me këtë policia ka marrë masa dhe ka vendosur gardh metalik dhe në terren janë angazhuar disa efektivë.

Policia po merr masa që të mos lejohet kalimi nga ministria e Drejtësisë për në qendër, ku dhe zhvillohet samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Kryedemokrati Sali Berisha foli dy ditë më parë lidhur me protestën kur tha se do të zhvillohet për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në “një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë”

Të fundit