Flash News

E-TJERA

Protesta e PL, Mustafaj: Asnjë nga grupi i Alibeajt, më la shije të hidhur

Protesta e PL, Mustafaj: Asnjë nga grupi i Alibeajt, më la shije

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj komentoi protestën e parë të Partisë së Lirisë, sot para inceneratorit të Tiranës.

I ftuar në studion e “Radar” në Abc, Mustafaj tha se mospjesëmarrja në protestë e asnjë nga deputetëve të grupimit të Enkeljd Alibeajt i la shije të hidhur, ndërsa thotë se qytetarët janë lodhur nga protestat që nuk japin asnjë rezultat.

“Në protestën e Partisë së Lirisë nuk kishte asnjë nga grupi i Alibeaj, mua kjo më la shije të hidhur.
Duke e bërë protestën në vendin e krimit, protesta konkretizohet, konkretizohet fakti se çfarë ka ndodhur dhe ç’po ndodh.

Edmond Budina në protestë kërkoi 2 gjëra: tha që protestat duhet të kenë një rezultat, e dyta shtroi një problem që në thelb shpreh një lodhje të qytetarëve nga mënyra e refuzimit të qeverisë kur ata protestojnë. Lodhjen nga protestat paqësore duhet ta shohin edhe PD dhe PL por edhe qeveria” , tha Mustafaj.

Të fundit