Flash News

E-TJERA

Protesta e shoqërisë civile: Vrasjet e grave të paralajmëruara, sistemi ka dështuar të na mbrojë

Protesta e shoqërisë civile: Vrasjet e grave të

Shoqëria civile ka organizuar një protestë në kryeqytet me rastin e 8 marsit, si simbol i mbrojtjes së të drejtave të grave. Pjesëmarrësit kanë kërkuar të drejta të barabarta si dhe drejtësi për gratë e vrara.

Një prej tyre kërkoi ashpërsim të kodit penal për dhunuesit e grave dhe promovim të barazisë gjinore.

“Vrasjet e grave janë të paralajmëruara për shtetin, drejtësinë dhe gjykatat. Jemi lodhur pasi sistemi ka dështuar të na mbrojë. Sot ne qëndrojmë në solidaritet duke i kthyer sytë nga vetje, nga njëra-tjetra. Ekzistence e grave e mban shoqërinë në këmbë. Ne kërkojmë drejtësi për gratë e vrara."

"Rishikim të së drejtës penale për viktimat e dhunës. Kërkojmë dënim maksimal për dhunuesit dhe vrasësit e grave. Më shumë strehimore shtetërore, shërbime këshillimi dhe ligjore falas. Kërkojmë që shteti të promovojë barazinë gjinore në kurikula të posaçme për ta parandaluar dhunën."

"Kërkojmë gjithashtu monitorim të kushteve të punës dhe paga dinjitoze për gratë punëtore. Kërkojmë për gazetaret që I kemi këtu përcaktime në kodin penal për seksizmin në media. I duam të gjitha gratë e gjalla dhe të jetojnë me dinjitet. Kjo ishte deklaratë e kolektivit feminist për të drejtat e grave”, është shprehur protestuesja.

Të fundit