Flash News

E-TJERA

Protesta e studentëve, Nora Malaj: Ata kanë të drejtë, mësimi online nuk njihet nga ligji

Protesta e studentëve, Nora Malaj: Ata kanë të drejtë,
Nora Malaj

Ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve kundër mësimit online, teksa thekson se ky proces mësimor nuk njihet nga ligji.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Malaj shkruan se studentët kanë të drejtë për atë që protestojnë dhe se situata pandemike është dështim i qeverisjes së vendit që po çon në krizë institucionin e arsimit

Më tej ajo ka bërë thirrje që qeveria duhet të veprojë sa nuk është vonë.

Reagimi i plotë:

Studentët protestojnë!

Jo mësim on-line!

Injoranca vret më shumë se Covid !

Studentët janë ata që nuk bëjnë kompromis me të keqen! Sot ata po protestojnë se nuk e duan mësimin on-line. Ata dhe jo vetēm ata, por edhe stafet akademike mësimin duan që t’iu zhvillohet në auditor.

Ligjërisht ata kanë të drejtë! Ky proces mësimor nuk njihet nga ligji.

Ata kanë të drejtë të protestojnë se mësimi on-line është jo cilësorë dhe pa standart. Jo për të gjithë është i aksesueshëm.

Studentët kanë të drejtë . Ata nuk e pranojnë mësimin on- line . Kjo është e drejtë e tyre. E drejtë Kushtetuese që dhe vendimarrjen institucionet duhet ta marrin në bashkëvendimarrje me ta .

Sot arsimi ështe në udhëkryqin më të madh të saj! Situata Pantemike , dështimi i qeverisjes sē vendit, po e con ne krizë institucionin e arsimit. Studentët po protestojnë ... Qeveria duhet te veprojë sa nuk êshtë vonë!

Studentët - pedagogët duhet dëgjuar , respektuar dhe situata duhet të zgjidhet nga organizmat qeveritarë!

Arsimi nuk pret .. Duhet tani të behet zgjidhja. Koha nuk pret.

Të fundit