Flash News

E-TJERA

Protesta kombëtare, policia procedon edhe disa zyrtarë të PD

Protesta kombëtare, policia procedon edhe disa zyrtarë të PD

Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke njoftuar se janë arrestuar 21 persona, mes tyre edhe 7 të mitur.
Po ashtu, policia ka proceduar edhe disa zyrtarë të PD.
"Policia thotë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për sekretarin organizativ të PD-së Ervin Minarolli, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Shtytja e të miturit në krim”.

Po ashtu materialet u referuan edhe për deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Luan Baçi, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Shtytja e të miturit në krim”", njofton policia.

 

Të fundit