Flash News

E-TJERA

Protesta kundër hartës gjyqësore/ Dhoma Kombëtare e Avokatisë thërret të mërkurën Këshillin

Protesta kundër hartës gjyqësore/ Dhoma Kombëtare e

Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të vendosë të mërkurën mënyrën se si do të vijojë protesta kundër hartës së re gjyqësore.

Maks Haxhia kreu i Dhomës Kombëtare njoftoi mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit, i cili do të japë edhe verdiktin mbi mënyrën e e vazhdimit të protestave.

"Nëse vendimi i Këshillit të përgjithshëm do të jetë bojkot ai do të zbatohet dhe është i detyrueshëm për zbatim në gjithë Republikën. Ministri flet nga pozicioni i tij. Po të ishte avokat dhe të ishte me komunitetin tonë, do të fliste ndryshe", tha Haxhia.

Dhoma e Avokatisë paralajmëron se nëse qeveria aprovon hartën e re gjyqësore të miratuar nga Këshilli i Lartë, atëherë çështje do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

"Kemi ngritur dhe grupin e punës që krahas kësaj të marrim masat që nëse kjo hartë do të miratohet ta bëjmë prezente dhe në Gjykatën Kushtetuese si antikushtetuese. Edhe pse jam i bindur se qeveria me konstruktivitetin e vet nuk do të gabojë që të marrë një hartë të tillë", shtoi Haxhia.

Të fundit