Flash News

E-TJERA

Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm, policia procedon 10 persona: Bënë thirrje për veprime të dhunshme

Protesta kundër vaksinimit të detyrueshëm, policia procedon 10

Policia ka proceduar 10 persona që morën pjesë në protestën e djeshme kundër vaksinimit të detyrueshëm. Sipas policisë, ata kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit.

Protestuesit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Procedimet janë bërë ndaj organizatorëve, mes tyre dhe avokati Altin Goxhaj.

Të proceduarit janë:  A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.

 

 

Të fundit