Flash News

E-TJERA

Protesta në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit, qëllohet me gurë bashkia, digjen zbukurimet e fundvitit

Protesta në Korçë për vrasjen e 25-vjeçarit,
Nga protesta e Korcës

Pak orë para së të nisë në Tiranë, dhjetëra qytetarë në Korçë kanë protestuar këtë pasdite për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë në Tirnaë.

Në këtë protestë ka patur momente tensioni, pasi pjesëmarrësit kanë qëlluar me gurë godinën e bashkisë dhe kanë djegur disa zbukurime të festave të fundvitit.

Situata e tensionuar bëri që të ndërhyjë policia, nga radhët e të cilës raportohet për një efektiv të lënduar. Nuk ka të dhëna për dëmtime të protestuesve apo shoqërime të tyre nga forcat e rendit, por me pasojat e shkaktuara pritet të ketë persona që kanë përfunduar në komisariat.

Ndërkohë, në orën 18.00 pritet të mbahet sërish një tjetër protestë në Tiranë, por ende nuk është i qartë itinerari që do ndiqet.

Të fundit