Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Protesta në PD/ Avokati i Popullit bën bilancin: 59 të shoqëruar, mes tyre 8 të mitur, gjendja e të lënduarve

Avokati i Popullit ka paraqitur një raport paraprak të protestës të zhvilluar dje në selinë blu, nga ish-kryeministri Sali Berisha me qëllim nxjerrjen jashtë të Lulzim Bashës.
Sipas të dhënave që zbardh Avokati i Popullit, në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” rezultoi se kishin marrë trajtim për intoksikim me gaz lotsjellës 5 persona, ndër të cilët 3 femra dhe një punonjës policie mashkull. Njëra nga të lënduarat ishte punonjëse e medias.
Në spitalin Ushtarak dhe në QSUT kishin marrë shërbim në total 7 persona.
“Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë. Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre”, deklaron Avokati i Popullit.
Raport paraprak i avokatit të popullit për ngjarjet gjatë dhe pas protestës së ditës së sotme
Institucioni i Avokatit të Popullit ka ndjekur sot me vëmendje dhe shqetësim protestën e zhvilluar në kryeqytet duke angazhuar në terren me disa masa e më pas në Komisariate e qendra spitalore, disa grupe monitorimi. Ndërsa e drejta e protestës është një e drejtë e garantuar, është shumë e rëndësishme që ajo të ushtrohet në mënyre paqësore e të shmangen veprime të dhunshme.
Grupi i monitorimit të Avokatit të Popullit ka qenë që prej orës 11.30, përreth zonës me qëllim verifikimin e problematikave që mund të lindnin apo shfaqeshin gjatë mbajtjes së kësaj proteste.
Përgjatë orës së parë të zhvillimit të protestës, në ambjentet përreth selisë së PD-së, situata ishte jo-problematike dhe karakterizohej nga lëvizje dhe përpjekje të vazhdueshme të protestuesve për të hyrë në mjediset e brendshme të selisë por forcat e rendit nuk kanë ndërhyrë dhe nuk kanë kryer veprime operative ndaj protestuesve.
Rreth orës 13.00 situata brenda perimetrit të selisë përshkallëzoi ndjeshëm dhe u konstatua një ndërhyrje e menjëhershme të forcave të Policisë së Shtetit për largimin e protestuesve si nga oborri i selisë ashtu edhe nga segmenti i unazës. Kjo ndërhyrje karakterizohej kryesisht nga përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit (i cili përbëhej nga një solucion me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë dhe me shkumë). Eshtë evidentuar një përdorim i lartë i gazit lotsjellës teksa Policia bllokoi perimetrin nga xhamia tek hotel “Dajti” si dhe urat lidhëse me pjesën tjetër të segmentit të unazës.
Gazi është përdorur në afërsi edhe të protestuesve të cilët nuk po ndërmerrnin veprime aktive ndaj forcave të Policise apo selisë së PD-së, nuk po tentonin të hynin me forcë në oborrin e brendshëm dhe nuk përbënin rrezik apo kërcënim për situatën. Përdorimi i gazit lotsjellës i gjeti protestuesit të papërgatitur dhe shumë prej tyre, të traumatizuar, kanë pasur të nevojshme marrjen e ndihmës mjekësore e cila u mundësua pas njoftimeve të qytetarëve. Një pjesë e punonjësve të Policisë nuk kanë pasur të dukshëm numrin e tyre të identifikimit.
Pas shpërndarjes së protestueseve, segmenti i Unazës ka vijuar të jetë i bllokuar, pasi përbënte skenë krimi dhe nga ana e forcave të Policisë është ndaluar hyrja e lirë e çdo individi qofshin këta dhe punonjës të medias.
Për shkak të përshkallëzimit të situatës dhe raportimit të rasteve të dhunës, përfaqësues të Avokatit të Popullit inspektuan gjendjen në spitalet e kryeqytetit për të verifikuar praninë e qytetarëve të lënduar atje si dhe nëse atyre u ishte ofruar ndihma e duhur mjekësore.
Në Spitalin e Traumës po merrte mjekim shtetasi me inicialet A.H i cili ishte i plagosur në pjesën frontale. Pas kontaktit me këtë shtetas, ai pretendoi se ishte qëlluar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në protestën e sotme. Për sa i përket mjetit zotëria iu referua si armë e cila qëllonte predhat e gazit lotsjellës.
Sipas informacionit zyrtar të marrë në këtë spital, kishte marrë mjekim edhe një shtetas tjetër me inicialet N.A, i cili ishte lënduar po në kokë dhe pas marrjes së trajtimit ishte larguar.
Pas verifikimeve në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” rezultoi se kishin marrë trajtim për intoksikim me gaz lotsjellës 5 persona, ndër të cilët 3 femra dhe një punonjës policie mashkull. Njëra nga të lënduarat ishte punonjëse e medias.
Pasi kishin marrë trajtimin shëndetësor, gjendja e tyre ishte e mirë dhe ishin larguar nga spitali në momentin e verifikimeve.
Si përfundim, në spitalin Ushtarak dhe në QSUT kishin marrë shërbim në total 7 persona.
Ndërkohë pas konstatimit të një numri shoqërimesh të kryera nga Policia e Shtetit, institucioni i Avokatit të Popullit kreu verifikime të menjëhershme në të gjitha komisariatet e Policisë së Tiranës si dhe në Drejtorinë e Policisë.
Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë.
Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre.
Të gjithë të shoqëruarit u kontaktuan nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe nuk rezultuan prej tyre pretendime për veprime të dhunshme të kryera gjatë shoqërimit apo kohës së mbajtur në komisariate, por ata kishin pretendime se nuk kishin kryer veprime të dhunshme, por ishin shoqëruar vetëm për pjesëmarrje në protestë.
Grupet e monitorimit konstatuan disa parregullsi në mënyrën e plotësimit të regjistrave, apo në dhënien e kartës së të drejtave në momentin e shoqërimit.
Po ashtu u vërejt se numri i pergjithshem i të shoqëruarve ishte më i lartë se kapacitetet akomoduese të dhomave të shoqërimit në disa Komisarite (Nr. 1 dhe nr. 2). Masat anti-covid nuk respektoheshin.
Avokati I Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm të individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Ai është nxitës i standardeve më të larta të të drejtave dhe lirive të njeriut në vend.
Avokati i Popullit në përputhje me mandatin e tij kushtetues si mbrojtës i të drejtave dhe lirive themelore të individëve nga veprimet e administratës shtetërore, do të vijojë të monitorojë situatën në vijimësi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38