Flash News

E-TJERA

Protesta në PD, Kim Mehmeti: Godina do jetë vend krimi ku 'ra' PD-ja, nuk i takon më askujt

Protesta në PD, Kim Mehmeti: Godina do jetë vend krimi ku

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka reaguar për situatën dhe protestën që u zhvillua ditën e sotme në selinë blu. Duke i cilësuar skena të turpshme, Mehmeti thekson se turpi nuk u takon vetëm Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Shkrimtari nënvizon se "ai turp na bie në hise edhe neve që ua humbëm kuptimin fjalëve, ne që kurrë nuk i treguam këtij populli se është në duart e politikanëve që shkelin edhe mbi kufoma, sepse besojnë se janë pronarë të përjetshëm të pushtetit dhe shtetit".

Në këto kushte, Mehemti ngre pyetjen: Si është e mundur që shqiptaria të durojë tërë këtë marrëzi e tërë këtë turp?

Sipas tij, emblema e PD-së nga sot e tutje do të simbolizoje edhe sitiatën e sotme. Kim Mehmeti thotë se godina e slisë blu do jetë vend krimi, ku 'ra' PD-ja, ndërsa thekson se Partia Demokratike nuk i takon askujt. PD-ja sipas shkrimtarit, është vend ku Shqipëria u përballë me mjerimin e vet politik.

Të fundit