Flash News

E-TJERA

Protesta në PD, Patozi: Ta gëzojnë "fitoren"! Skenat e sotme do të turpëronin edhe fiset e xhunglave afrikane

Protesta në PD, Patozi: Ta gëzojnë "fitoren"! Skenat e

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar pas protestës së sotme në selinë blu. Ai thotë se skenat e sotme duhej të shmangeshin, duke u ndarë në mënyrë paqësore, ndërsa thekson se këtë e ka sugjeruar edhe në muajin shtator. Kujtojmë që më 9 shtator, kryedemokrati Lulzim Basha përjashtroi nga grupi parlamentar ish-liderin Sali Berisha.

Sipas Patozit, asnjë prej palëve nuk fitoi sot, ndërsa shton se: Tani le të dalin në ekrane dhe të thërrasin sa të duan për fitore. Si ata që ndjehen të lumtur se arritën të mbajnë çelësat e kashtës në selinë e pashenjtë, që kutërbon nga era e gazit lotsjellës, ashtu edhe ata të tjerët, që po mburren jo aq të gëzuar se kapën në flagrancë Lulin duke flirtuar me policinë e Edi Ramës.

Patozi i krahëson përplasjet e sotme me "fiset e xhunglave afrikane", që ende nuk kanë dalë nga rendi primitiv. Protesta e sotme u shoqërua nga përplasje, ndërsa mbështetësit e Bashës hodhën gaz lotësjellës kundrejt demokratëve në krah të Berishës.

Të fundit